Rama: Është një Yuri Kim që ka blerë prona në Sarandë, por ai është një burrë ukrainas
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha se ka mashtruar opinionin publik me akuzat ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe ambasadores Yuri Kim.
Rama tha se akuzat e Berishës ndaj ambasadores për blerje të pronave në Shqipëri nuk qëndrojnë. Ai tha se një person me emrin Yuri Kim ka blerë prona në Shqipëri, por ai është një burrë ukrainas.
“Është një Yuri Kim që ka blerë prona në Shqipëri, por nuk është ambasadorja amerikane. Është një shtetas ukrainas që quhet Yuri Kim, gruaja e tij quhet Marina Kim dhe ka blerë prona në Sarandë”, tha Rama./Opinion.al
Fraksion.com