AktualitetPolitikëTë fundit

Presidenti polak: S’kemi dyshime, Shqipëria e meriton anëtarësimin në BE sa më shpejt

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, në një konferencë të përbashkët me Presidentin shqiptar Bajram Begaj, tha se Polonia mbështet Shqipërinë për anëtarësimin në BE.

Gjatë fjalës së tij, Duda theksoi se Shqipëria është avangardë në ecjen drejt Bashkimit Evropian dhe në përpjekjet për të realizuar të gjitha reformat.

Më tej, ai theksoi se Shqipëria po zhvillohet dhe se nuk ka asnjë pikë dyshimi që Shqipëria e meriton anëtarësimin sa më shpejt.

“Dua ta falënderoj presidentin Begaj për ftesën për një vizitë këtu në Tiranë.  Është e para vizitë shtetërore e një Presidenti polak prej 20 vitesh. Është një ngjarje e rëndësishme, shpresojmë që të jetë moment rigjallërimi të marrëdhënieve polako-shqiptare. Fillim i një bashkëpunimi dinamik me Shqipërisë. Shpresojmë që së shpejti Shqipëria të jetë anëtarë e Bashkimit Evropian dhe së shpejti të jemi bashkë në këtë familje të madhe.

Dua të falënderoj Shqipërinë për mbështetjen ndaj Ukrainës, për pozicionin e saj të qartë politik ndaj agresionit rus në Ukrainë. Shqipëria ka pasur vepra konkrete kundër këtij agresioni që cenon të gjitha parimet ndërkombëtare. Ky agresion duhet të mbarojë menjëherë me largimin e forcave ruse nga territori i Ukrainës. Territori i Ukrainës duhet t’i kthehet i plotë Kievit. Kështu duhet të jetë përfundimi i kësaj lufte.

Ne ju falënderojmë për praninë ushtarake në krahun lindor të NATO. Jemi bashkë në një aleancë për sigurinë. Deklarova edhe mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne theksojmë në mënyrë të qartë, lidhur me afrimin e Presidencës së Polonisë në BE, se prioritet i rëndësishëm është anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë. Shqipëria është avangardë në ecjen drejt Bashkimit Evropian, në përpjekjet e e saj për të realizuar të gjitha reformat. Shqipëria po zhvillohet dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi që Shqipëria e meriton anëtarësimin sa më shpejt”, tha Duda.

Ndër të tjera presidenti polak theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.

  “Vetëm 200 milionë është shkëmbimi tregtar mes dy vendeve tona. Shpresoj që të forcojmë lidhjet ekonomike”, tha presidenti polak.

 

Fraksion.com