Krist Aliaj, pati një rrugëtim shumë pranë fitores, në një përballje kokë më kokë me Luiz Ejllin.

Në intervistën e tij të fundit në Ftesë në 5, Kristi ka rrëfyer disa përshtypje nga eksperienca e tij në Big Brother Vip.

Ai ka shprehur se e mendonte fitoren pasi pati rezistencë dhe një lloj konsistence gjatë gjithë lojës, në krahasim me Luizin, që sipas Kristit, ishte një banor që nuk kishte rezistencë:

“Të rinjtë dorëzoheshin para Luizit. I bënin fresk. Unë kisha simpati për Luizin, por nuk ia tregoja duke iu dorëzuar. Unë debatoja, i vija në duke problemet që kishte…Unë bëja luft me mentalitetin, gjuhën, kulturën etj.”

Kristi e ka cilësuar sjelljen e Luizit si gangsterizëm:

“Aty dominohej me gangsterizëm dhe unë aty isha përballë një lloj gangsterizmi. Luizi ishte gangsteri. Kishte intimidim, agresion. Dominoi me atë, sepse aftësi tjetër nuk kishte. Unë dominova me gjëra të tjera. Pjesa më e madhe e shoqërisë kështu e percepton dominancën…”

 

Fraksion.com