AktualitetPolitikëTë fundit

“Jeni ende në kohë!”, Veliaj thirrje kandidatëve të opozitës të tërhiqen: Mos ua falni fytyrën surretërve të Ilirit dhe të Saliut

eksa na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhet e 14 Majit, kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj, u kërkoi demokratëve që të votojnë për qytetin që ecën përpara.

Gjatë takimit të rradhës, Veliaj tha se ata që shfaqen si kundërshtarë janë vetëm maskat dhe kukullat e dy njerëzve: të Sali Berishës e Ilir Metës.

Ndër të tjera ai u bëri një thirrje edhe 61 kandidatëve kundërshtarë, duke iu thënë që mos ia japin fytyrën atyre që e kanë fëlliqur këtë vend.

“Duhet të flasim me të gjithë, jo vetëm me njerëzit tanë. Ne tanët i kemi. Në fshatrat që drejton Xhemali fitojmë me 60-70%. Duhet të flasim me të tjerët. Përballë nuk kemi kandidatë të rinj. Përballë nuk kemi fytyra të reja, përballë nuk kemi programe të reja, kemi të njëjtat vjetërsira morale dhe politike që i kemi pasur vërdallë 32 vjet.

Kemi Ilirin dhe Saliun, që në këtë fushatë kanë sjellë ca maska të reja. Sot kanë ardhur me 61 maska të tjera. Mos kini asnjë iluzion! Mua këta që kemi përballë, ky që kemi përballë, më dhimbset. Nga e hëna do jetë i papunë. Çun i ri, që i dha fytyrën e tij Saliut dhe Ilirit. Është turp i madh, i bëj thirrje të gjithëve.

Çuna të rinj, goca të reja, mos ia jepni fytyrën tuaj atyre që e kanë fëlliqur këtë vend, atyre që hodhën njerëz në erë në Gërdec, atyre që vranë në Bulevard. Çuna dhe goca të rinj, jeni ende në kohë! Shpëtoni fytyrën tuaj. Jeni 61 çuna dhe goca të rinj nuk mund t’ua falni fytyrën tuaj surretërve të Ilirit dhe të Saliut”, u shpreh Veliaj.

 

Fraksion.com