Ilir Meta zihet live me gazetaren: Sondazhet tuaja financohen nga inceneratorët
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte i ftuar këtë të mërkurë në studion e emisionit “Opinion”. Gjatë bisedës u diskutua edhe për sondazhet para zgjedhore.
Në një debat me gazetaren e Euronews Albania, Jonida Shehu, Meta akuzoi se sondazhet zgjedhore në këtë televizion janë paguar me paratë e inceneratorëve.
Meta: Mos me flisni mua për sondazhet e Bolinos, por shikoni emrin që flitet më shumë në rrjete sociale është Këlliçi!
Jonida Shehu: Unë nuk flas për Bolinon, flas për televizionin që unë përfaqësoj.
Meta: Ça televizioni je ti?
Jonida Shehu: Euronews, flas për sondazhet e Euronews!
Meta: Euronews që bën sondazhe me para të financuara nga inceneratorët?!
Jonida Shehu: Unë flas për Euronews, jo për televizionet e tjera! Më jep tani këtu një fakt që televizioni im paguhet nga inceneratorët.
Meta: Ti nxjerr unë pas emisionit.
Jonida Shehu: Jo, jo, tani këtu ne emision më nxirr faktet jo fjalë të kota, pas emisionit nuk ke çfarë fakti më jep!
Meta: Blendi a do flasim për pishat tani?
Fraksion.com