AktualitetPolitikëTë fundit

Fredi Beleri reagon pas kërcënimit të Ramës: Nuk i njoh personat që përmend kryeministri

Kryeministri Edi Rama e akuzoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri se ka angazhuar persona që kërcënojnë emigrantët shqiptarë në Greqi që të vinë në Shqipëri dhe të votojnë për të.

Pas kësaj deklarate, Beleri ka reaguar “Live” për emisionin “Opinion”. Moderatori Blendi Fevziu e lexoi mesazhin e tij para kryeministrit Edi Rama.

 

Në këtë mesazh, Beleri mohon që njeh personat që kërcënojnë emigrantët se do i grisin letrat greke nëse nuk votojnë për koalicionin “Bashkë Fitojmë” më 14 maj.

“Himariotet e Amerikes qe ka bashkepunuar zoti Rama jane Greke kurse  neve jo. Ata para dy ditesh ne menyre zyrtare publikisht mbeshteten kandidaturen time. Ne gjithe boten multikultura eshte vlere ne shqiperine e zotit Rama mekat. Kam bredhur gjithe Greqine per tju lutur gjithe himarioteve te vijne te votojne pa ju diktuar dhe pa ju imponuar kur se per cfare do te votojne. Personat qe permend zoti Rama nuk i njoh. Ne deklaraten time e kam cilesuar qe perkthimi ishte i pavertete dhe perkthyer shtrember qellimisht. Faleminderit”,-shkruan në reagimin e tij Beleri.

Ndërkohë, gjatë kohës që Fevziu lexonte mesazhin, Rama tha se Beleri duhet të mësojë të flasë shqip dhe greqisht pastaj të reagojë / Opinion.al

 

Fraksion.com