Eurodeputeti befason Parlamentin Europian: Vuçiç diktator me aleanca të dyshimta!
Eurodeputeti i Bullgarisë, Angel Xhjambaski ka deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiç është një diktator me aleanca të dyshimta.
Xhjambaski gjatë një seance në Parlamentin Evropian është shprehur se, Serbia nën drejtimin e Vuçiçit është pasardhëse e Jugosllavisë së Titos dhe Sllobodan Millosheviçit.
“Serbia e Vuçiçit nuk është gjë tjetër veçse një shtet pasardhës i Jugosllavisë së Titos dhe Millosheviçit dhe nuk meriton asnjë njohje. Vuçiç defakto është një diktator me aleanca të dyshimta dhe ai duhet të mbahet përgjegjës”, tha eurodeputeti bullgar.
Deputetët e Liberalëve, Social Demokratëve dhe të Gjelbërve kanë kërkuar që raporti të përfshijë “shqetësimet për emërimin e drejtorit të BIA-s, Aleksandër Vulin, i njohur për qëndrimet e tij anti-BE dhe retorikën pro-Kremlinit dhe i cili në të kaluarën ndante informacione me autoritetet ruse për takimet e opozitarët rusë në mërgim”, duke shtuar rastin konkret të gazetarit dhe aktivistit politik Vladimir Kara-Murza, i cili u dënua me 25 vjet burg në Rusi.
Gjatë debatit në PE u dëgjua nga disa deputetë që Serbia po e bën të kundërtën, se në vend që të rrisë përshtatjen me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme, po e zvogëlon atë duke mbrojtur Rusinë.
Fraksion.com