AktualitetPolitikëTë fundit

Edi Rama: Nuk e njoh Sali Berishën për kryetar opozite, ai është turp për Shqipërinë

Në studion e “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar se nuk e njeh Sali Berishën për kryetar opozite. Madje ai e cilësoi sërish “faqen e zezë të Shqipërisë” dhe një “të vdekur që pretendon se është gjallë”.

-Ju e keni bërë këtë lojë? Sepse ju i çoni mesazh Berishës për të bërë gallatë, jo ju personalisht, por njerëzit tuaj.

Edi RamaJo jo fare! Se kanë bërë njerëzit e mi fare, se kush e ka bërë s’ka nevojë ta them. Di të të them që kjo i ka rënë në dorë shtabit tonë të fushatës. Po edhe sikur ta kishte bërë shtabi ynë i fushatës, kjo tregon se me kë ke të bësh sepse mua mund të më çojnë njerëzit lloj-lloj informacionesh, por unë nuk mund të dal dhe të rrokanis kokën e miletit duke i treguar përralla pa bërë verifikime. Dakord? Sepse edhe mua më vijnë mesazhe.

-Po ka rënë pre e një mashtrimi.

Edi Rama:Çfarë mashtrimi?! Nuk është pre e asnjë gjëje, është një i pafytyrë dhe është një faqe e zezë e Shqipërisë sot, me të cilin jo unë, po Shqipëria duhet të mbyllë përfundimisht çdo lloj kontakti.

-Kryetarin e opozitës nuk e zgjidhni dot ju, pse nuk dilni në një lloj debati?

Edi Rama: Nuk e njoh fare për kryetar opozite dhe nuk e konsideroj. E konsideroj një të vdekur që kujton se është gjallë.

-Kë njihni për kryetar opozite?

Edi Rama: Nuk ka, nuk njoh fare.

-Është vend pa opozitë? Si nuk ka, me kë po garon?

Edi Rama: Ka disa kryetarë të disa copëzave. Nuk e njoh, është një person i cili është një turp sot për shtetin, kombin, popullin shqiptar. Një person që na ul kokën të gjithëve sepse e konsiderojnë turp ata pa të cilët ne nuk bëjmë dot./tvklan.al

 

Fraksion.com