AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Bashën nuk e kam mbështetur në drejtimin e PD-së, i kërkova largimin në 2017

“Lul Basha nuk mund të vazhdonte më kryetar por kjo ishte çështje tjetër. Në 2011 unë kam bërë përpjekjet e mia për të fituar në të gjithë Shqipërinë por bashkia e Tiranës u mor nga koalicioni. Basha nuk ka qenë i përzgjedhuri im. Çdo ministër pa pasur jo bekimin por nxitjen më të fuqishme që të përmbushë misionin e tij. Ku unë kam mbështetur një ministër kam mbështetur veten time, nëse e kam mbështet në përpjekjet për rrugën e kombit a për liberalizimin e vizave janë projekte të miat.

Nuk ka një minsitër që punon me mua e të ndihet i pasigurt me mua.

Çdo njeri që bashkëpunon me Berishën është i sigurt. Bashën nuk e kam mbështetur në iniciativë për të drejtuar PD-në, është ofruar vetë për të kandiduar jo nga unë. Olldashi është ofruar vetë, çdonjëri që të më vinte nga nënkryetarët do i thoja mirëseerdhe.

Në vitin 2017 unë i kërkova largimin atij. Unë mbroja Partinë Demokratike, vetë jam rikthyer kur pash që po shkelmohej sovraniteti i vendit tim. Ka qenë një forcë shumë madhore që ka të bëjë me të drejtën e shqiptarëve për të vendosur kush duhet te jetë në parlamentin shqiptar. Këtu kam mbështetje nga shqiptarët dhe amerikanët që vlerësojnë sovranitetin e paprekshëm.”– u shpreh Berisha.

 

Fraksion.com