AktualitetPolitikëTë fundit

“Ata nuk dinë të bashkëpunojnë”, Rama: Kemi bërë për Shkodrën më shumë se ka bërë qeveria e këtyre!

Kryeministri Edi Rama deklaroi edhe njëherë mbnrëmë se me opozitën nuk bashkëpunohet, sepse sipas tij ata nuk dinë të bëjnë bashkëpunime.

Gjatë një interviste televizive Rama solli shembullin e Shkodrës ku pavarësisht që nuk kanë gjetur bashkëpunim PS ka bërë më shumë investime se PD, e cila e ka këtë bashki që në vitin 1992.

“Po ju jap shembullin e Shkodrës, ne kemi bërë për Shkodrën më shumë se ka bërë qeveria e këtyre që e kanë Shkodrën që në 1992. Nëse ata zgjedhin të tillë persona po jua them unë që me ata është e pamundur të bashkëpunosh, nëse ata kanë zgjedhur kandidatë të tillë në Shkodër nuk kemi mundur të bashkëpunojmë me ta, ne kemi bërë më shumë se ata që kanë që në në ’92 sepse ne duam të bëjmë për këto komunitete dhe duam të bëjmë për Shkodrën”, tha Rama.

Rama theksoi se, “kemi bërë rrugën Shkodër-Velipojë, rrugën Shkodër-Theth, akse strategjike që ata nuk i bën kurrë dhe po bëjmë rrugën Shëngjin-Velipojë. Çështja është se ata s’kanë lënë gurë pa lëvizur që të bëjnë të pamundur të bëjmë dhe ato punë që kemi bërë sepse s’kanë qenë të varur prej tyre. Ky është problem, nuk është çështja që s’dua unë të bashkëpunojë me ta, çështja është që me ata nuk bashkëpunohet”./atsh

 

Fraksion.com