AktualitetPolitikëTë fundit

“Një Georgia Meloni për Korçën”, Ledina Alolli: Me zërin e qytetarëve dhe përkushtimin tim për vendlindjen

Georgia Meloni ka lindur më 15 janar 1977 dhe është një politikane italiane e djathtë,  cila nga 22 tetor 2022 është Kryeministre e Italisë, gruaja e parë që mban këtë detyrë.

Ledina Alolli, ka lindur në Korçë në qytetin e serenatave dhe rrugicave me kalldrëm, më 19 korrik të vitit 1975.  Ajo është një politikane e PD-së  dhe garon më 14 maj për kreun e bashkisë të Korçës si kandidate e Opozitës së Bashkuar “Bashkë Fitojmë”, përballë Sotiraq Filo, kandidat i PS-së .

Nëse do të ishte fituese e garës Ledina Alolli do të bëhej gruaja e parë që mban një post kaq të rëndësishëm në një qytet siç është Korça.

Kryetari demokrat, Sali Berisha, kreu i PL Ilir Meta vizituan dje qytetin e Korçës, ku sëbashku me kandidaten e opozitës së bashkuar Ledina Alolli,  shpalosën ambicien për një qytet ndryshe.  Në një intervistë  Ledia Alolli shprehet optimiste për projektet që presin Korçën. Ndër të tjera ajo tha se “Vota juaj është më tepër simbol për zhvillimin e qytetit dhe të fshatit, se sa për mua”, duke e parë qeverisjen lokale me syrin e ekonomistes.

Korça e priti me entuziazëm vënien e kandidaturës tuaj për kreun e Bashkisë së ardhshme, me koalicionin “Bashkë fitojmë”, jo vetëm se do njerëz të rinj e të aftë për qeverisjen lokale, por sepse e njeh figurën tuaj si qytetare dhe pedagoge e specialiste ekonomie, me njohuri të gjera për tema e probleme të saj, që sot kanë  nevojë për zgjidhje konkrete në praktikë, për të ecur përpara. Ju vetë ç’ju shtyn të lini katedrën në Universitet dhe të viheni përballë një sfide të tillë. Ç’borxh i kini qytetit tuaj?

Korça është pjesë e shpirtit tim, ashtu siç jam unë për atë. Këtu kam lindur, këtu jam rritur, shkolluar e kam krijuar familje. Këtu më njohin dhe “gurët e sokakut”, siç thotë populli në këngën e tij. Sa nga kushtet e familjes punëtore korçare me rrënjë të thella brez pas brezi, aq dhe nga zgjidhja që kam bërë vetë, për të punuar e jetuar këtu në vendin tim. Dhe me sa duket bashkëqytetarët e mi kanë mundur të dallojnë dashurinë dhe përkushtimin tim për vendlindjen dhe nëse besimi, do të shprehet dhe me votën e tyre, nuk dua t”i zhgënjej. Jo me fjalë, por me vepra.

Të shpresojmë vetëm te programi që paraqitët në fushatë?… Çështja është, si mendoni ‘ia dilni në krye qeverisjes lokale, duke e menaxhuar atë në të mirë të interesave të qytetarëve, të bizneseve në qytet e në fshat e rritjes së nivelit jetik të familjeve të tyre.

Me fuqinë, mençurinë, përvojën e përgjegjësinë e një stafi të aftë, tej dallimeve partiake, do të thosha, të cilat në qeverisjen lokale, ku duhet dëgjuar zëri i të gjithë qytetarëve dhe këshillimi i përhershëm me ta, mendoj se pengojnë, siç e ka treguar jeta dhe praktika. Dhe natyrisht, duke kërkuar çdo ditë nga vetja, duke ditur çfarë duhet të bësh vetë për ditë për llogari tënde, si drejtuese dhe çfarë duhet të bëjnë të tjerët, që të mos ngecësh askund, duke u treguar qytetarëve me punë efikase, se bashkia është në shërbim të tyre. Respekti nuk fitohet nga televizori e gazetat, por me rezultat, duke qënë lart. Dhe siç thoshte filozofi Niçe:”Lart është më ngrohtë, nga ajo që mendojnë njerëzit e shpellave, veçanërisht në dimër”. Dhe atje lart ka vend për të gjithë.

Meqënëse e shkelët gjithë territorin, si ju duket  niveli i jetesës së qytetarëve?Çfarë ju ra në sy? Çfarë ju bën përshtypje nga shqetësimet e tyre?

Dihet niveli jetësor mbetet i ulët. Dhe unë e di këtë se jam vetë familjare e mes qytetarëve jetoj çdo ditë. Problem janë  çmimet e larta  dhe pagat e pensionet minimale. Pagat e ulta janë rritur disi, por të mesmet dhe pensionet kanë mbetur në vend. Duke vënë re tregun, në përgjithësi niveli i çmimeve te ne është më i lartë se mesataria e vendeve europiane fqinje, ku njerëzit tanë kanë të afërm dhe bëjnë krahësimin. Si në qytet, po veçanërisht në fshat të ardhurat janë të pakta dhe rrjedhimisht fuqia blerëse e ulët. I do shtëpija të gjitha, thonë gratë, po esapet e shtëpisë nuk na dalin në pazar.

Sigurisht, por shumë gjëra në ekonomi, e cila është zemra e qytetit, janë jashtë kontrollit. Por po t”i ndjekësh problemet çdo ditë e t”i shkundësh njerëzit  edhe do t”i zgjidhësh hallet e problemet. Stafet e bashkive në përgjithësi janë më tepër fole e qoka partiake, se sa njerëzish të aftë e të përgjegjëshëm, që t”u japin dum punëve.

Mirë është të mos ia zgjidhim grykën këtij thesi, siç është korrupsioni, se nuk mbarojmë… Njerëzit rropaten sot më shumë në Pazar, me tezga, në rrugë të fitojnë diçka. Ju si e shikoni biznesin?

Jo vetëm qyteti, por dhe fshatrat tani zotërohen nga bizneset e vogla, gjë që duket edhe në përqëndrimin e tyre të madh në Pazar. Por po ta shohësh me syrin e ekonomistit, tregu ka sektorë të tij me pak lojtarë, gjë që shumë artikuj i kanë bërë monopol dhe diktojnë edhe çmimet.

Duket te karburanti, të cilin blerësve  në  Korçë e jo vetëm, u intereson më mirë të shkojnë nganjëherë e ta blnë matanë kufirit në Maqedoni, ku është më lirë, se sa në vend. Kështu dhe vajin e artikuj të tjerë ushqimorë. Çmimet e shumicës janë jo vetëm dhimbje koke, por edhe dhimbje barku nga uria… Tema këtu  është të ketë më tepër hapësirë për çmimet. Ka erdhur koha që tregu duhet të ketë edhe Komisione të Konkurencës. Fat për Korçën është fermeri i rrethinave të saj, i cili me poduktet e tij bujqësore e blegtorale e, vetvetiu sipas ligjit kërkesë – ofertë, e furnizon qytetin veçanërisht me qumësht të freskët, perime e fruta të stinës dhe zbut konkurencën…Por prodhimi  që vjen nga fshati është minimal, sepse bujqësia thuajse është primitive për shumë arsye e më kryesorja çështja e pronësisë së tokës, e cila kur u nda sipas ligjit nr 7501, pas ndërrimit të formës së qeverisjes, Fusha e Korçës pati mbi 20 mijë pronarë, të cilët sot pas tri dekadash janë katër e pesëfishuar e  sipërfaqja e tokës është e copëzuar në qindra ngastra e rrjedhimisht nuk mund të ketë një bujqësi intensive me mekanikë bujqësore të kohës, që do të sfidonte dhe mungesën e krahut të punës për shkak të emigrimit.

Ish ministri i bujqësisë Peleshi, si kryebashkiak i Korçës dikur, por edhe Bashkia sot, u rekomandon fshatarëve përvojën e Izraelit me Kibuqet, ose kooperativa të tipit kapitalist, me kryetarë që do t”ua  gjente kjo bashki. Ju si e shihni të ardhmen e fshatit?

Kjo është çështje madhore, po të mendosh se ne jemi një vend rural,  ku bujqësia e blegtoria  përveç që janë burimi kryesor bashkë me naftën e minierat për të siguruar të ardhurat bruto të buxhetit të shtetit, është mundësia e e vetme përveç resurseve të natyrës, për të zhvilluar turizmin dhe industrinë e lehtë ushqimore, që mendoj se janë e ardhmja e ekonomisë  sonë  lokale e asj kombëtare. Nuk e them për  fushatë, por nga të dyja  kahet  të majtë e të djathtë, politika agrare  lë shumë për të dëshëruar përsa i përket reformave në interes të  qytetarëve që jetojnë në zonat rurale.  Shikoni sot Fushën e Korçës… Dje në plasë merreshin 6 deri 8 kuintal grurë për dynym, sot dy deri tre, kështu dhe në kultura të tjera bujqësore prodhimi ka rënë. Jo vetëm pse janë shtrenjtuar materiali mbjellës e shërbimet, por ferma do të paktën 5 deri 10 hektarë që të zhvillosh prodhimin. E këtu  duhet parë tregu i shitblerjes së tokës bujqësore që mungon, duke ndërhyrë me kredi afatgjata e pa interes për ata që duan të blejnë tokë bujqësore për ferma. Kështu do afrohen dhe investitorë të kontraktojnë për kultura të veçanta, që i bën klima e Korçës. Vetë fshatari e ka ndryshuar sot strukturën e mbjelljeve dhe drejtimin e ekonomisë së tij të vogël, duke e përshtatur për blegtori, sepse produktet e saj janë më shtrenjt në treg. Kështu do ta gjejë ai vetë edhe formën e kooperimit e jo me detyrim.Njerëzit e  duan vendin, por prona i lidh me atë. Dhe veçanërisht kur ia shohin leverdinë tokës, pyllit, ujrave… Çdomethënë të kesh ujëmbledhësa me rrjedhje të lirë, si ai i Vithkuqit përshembull dhe fermerët në fushë të mos kenë ujë për ujitje. /Skënder Demolli, gazeta Telegraf

 

Fraksion.com