“Karrierën nuk e lë!”, Monika Lubonja: Do të bëja film erotik
Monika Lubonja është një personazh i dashur për të gjithë, ku përveç karrierës së saj, ajo është komentuar shumë edhe për jetën personale.
Së fundmi, aktorja ka dhënë një intervistë për “After Party”, në të cilën i është përgjigjur disa pyetjeve për të cilat të gjithë jemi kuriozë.
E pyetur nëse do të zgjidhte midis një roli erotik, apo të mbyllte karrierën, Lubonja tha se karrierës nuk i jep fund, ndaj do të zgjidhte personazhin erotik.
“Po do ta bëjmë edhe filmin erotik po erdhi, e pranojmë. Karrierën jo!”
Nga ana tjetër, ajo tregoi se midis Sabianit dhe Ilirit, më shumë e mer malli për këtë të fundit, ndërkohë që dha një mesazh të ëmbël për miken e saj të “Big Brother VIP 2”, Fifi.
“Për të mos ia prishur qejfin, aty tek Iliri do të ngelem. Megjithatë, për asnjërin s’me merr malli. Fifit do t’i thoja që e dua, si gjithmonë.”
Fraksion.com