AktualitetPolitikëTë fundit

“Fieri do të ketë universitetin e tij”, Subashi gjatë takimit me qytetarët: Turizmi dhe bujqësia do të jetë dy degët kryesore të zhvillimit ekonomik!

Në takimin elektoral në Fier, kandidati i PS Armando Subashi u shpreh se fokusi kryesor do të jetë tek turizmi si edhe bujqësia, duke i kthyer në dy degët kryesore të zhvillimit ekonomik për qytetin.

Gjithashtu ai theksoi se në fokus kryesor do të jenë të rinjtë, ndërsa shtoi se Fieri do të ketë universitetin e tij.

“Këtu jemi në Myzeqe dhe shiu është bereqet dhe ky bereqet do të përkthehet në vota më 14 maj. Në katër vitet e ardhshme do të punojmë me një ritëm akoma më të lartë. Përveç vazhdimit të fazës së tre të Gjanicës, do të vazhdojmë edhe me punët në bujqësi do t’i japim rëndësi edhe qendrës së qytetit. Por do ti japim vëmendje edhe turizmit, pasi bujqësia dhe turizmi në Fier do të jetë dy degët kryesore të zhvillimit ekonomik. Kemi përgatitur një sërë projektesh që besoj do t’i fillojmë shumë shpejt, ndoshta brenda këtij viti, për të hapur porta të reja drejt Adriatikut dhe për ta kthyer Fierin në një qendër të rëndësishme të turizmit shqiptar.  Kam dy fjalë për të rinjtë, në katër vitet e ardhshme do të jenë në qendër të politikave tona. bashkë me kryeministrin kemi bërë një premtim, që të shikojmë mundësinë  e hapjes së një Universiteti në Fier, jam i bindur se ky premtim do të mbahet”, tha më tej Subashi.

 

Fraksion.com