AktualitetPolitikëTë fundit

“Do i japim fund arrogancës së piktorit dhe klientelizmit të betonit”, Igli Cara nga Durrësi: Do u kthejmë qytetarëve bashkinë e uzurpuar nga grupi Dako-Sako

Turi i fushatës së “Bashkë Fitojmë” ka vijuar sot në Durrës, ku janë prezantuar kandidatët për bashkitë Durrës, Shijak e Krujë.

Kandidati për bashkinë e Durrësit Igli Cara, në fjalën e tij u shpreh se Durrësi do të votojë më 14 maj ndryshimit, ndërsa shtoi se bashkia do u kthehet qytetarëve.

Cara shtoi se vendimet në të mirë të qytetarëve do të merren me referendum, çka do t’i japë fund arrogancës së deritanishme të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai ka renditur edhe pikat e programit të tij elektoral dhe punët që do të bëhen në të mirë të qytetarëve të Durrësit.

 

 

“Ne ia dolëm së bashku të bëjmë një fushatë model e të mbanim gjallë opozitarizmin në Durrës, përballë makinacioneve të mazhorancës.

Ne ia dolëm që ëndrrat e shpresën për Durrësin e së nesërmet ta planifikonim së bashku.
Ia dolëm të bëjmë mbarë demokratët dhe për këtë Durrësi është model. Sepse Durrësi jemi ne!
Bashkë kemi bindjen që ndryshimi i madh më 14 maj do nisë nga vota juaj.

Bashkë kemi bindjen se do kthejmë bashkinë e uzurpuar nga grupi Dako-Sako tek qytetarët.

Do marrim me referendum të gjithë vendimet e rëndësishme për qytetarëve duke i dhënë fund arroghancës së piktorit dhe klientelizmit të betonit.
mëtejshëm të qytetit, përçudnimit të vijës bregdetare përmes velierës dhe projektit Rama-Dako –Sako të shkatërrimit të Portit nën etiketën “Dubai-Alabbar””, tha Cara.

 

Fraksion.com