79 vjeç, De Niro bëhet baba për herë të shtatë!
Aktori hollivudian, Robert De Niro, ka pritur në jetë fëmijën e tij të shtatë.
Lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesi i 79-vjeçarit në një prononcim për Page Six, por nuk e ka treguar emrin e as gjininë e të porsalindurit.
Ai nuk e ka zbuluar identitetin e nënës së fëmijës, megjithëse e dashura e tij, Tiffany Chen, ishte fotografuar me barkun e fryrë në muajin e kaluar.
Ylli i “Taxi Driver” u bë baba për herë të parë në vitin 1971 kur me gruan e atëhershme Diahnne Abbott e pritën në jetë vajzën Drena (tani 51 vjeçare). Çifti i dikurshëm janë prindër edhe të djalit Raphael (46 vjeçar).
De Niro ka djemtë binjakë 27 vjeçarë, Aaron dhe Julian, me ish-të dashurën Toukie Smith, si edhe djalin Elliot (25 vjeçar) dhe vajzën Helen (11 vjeçare) me ish-bashkëshorten Grace Hightower.
Fraksion.com