Video: Aktori italian mban premtimin, del lakuriq rrugëve të qytetit
Francesco Paolantoni e kishte premtuar në një episod të “Le Iene”: “Nëse Napoli fiton titullin, unë do të dal në rrugë lakuriq duke ngrënë makarona dhe patate”.
Dhe kështu ndodhi. Aktori e mbajti premtimin e tij duke ecur përgjatë bregdetit të Napolit, i mbuluar vetëm nga shalli i ekipit napolitan dhe me një tenxhere në duar, që e mbante sipër organeve gjenitale; i rrethuar nga tifozët brohoritës.
Francesco Paolantoni bravo sei davvero forte 🙂 #napoli #maradona #tiktok #tiktokpakistan #tiktokindia #love #neiperte #fabius_fox #foggiaonline #family pic.twitter.com/eOSVy4I5J3
— fabiusfox (@fabiusfox) May 6, 2023
Gjesti u dokumentua nga video të ndryshme, të publikuara në rrjetet sociale, ku, menjëherë pas fitores së kampionatit, shumë prej tyre i kishin kërkuar edhe Marisa Lauritos të ekspozohej. Megjithatë, ajo saktësoi:
“Nuk jam mjaftueshëm në moshë për striptizë. Nuk thashë kurrë që do të zhvishem, thashë se do të vishja ngjyrat e Napolit dhe ndoshta poshtë do të isha lakuriq, por poshtë… Me gjithë dashurinë për Napolin më duket paksa shumë”. Në vend të saj, megjithatë, vjen performanca e Paolantonit.
Francesco Paolantoni batte Marisa Laurito.
Materiale per il Tavolo di #ctcf.
Quando arriva domani sera? #CheTempoCheFa #Napoli #Napol3 #NapoliCampione #NapoliCampionediItalia pic.twitter.com/LMZmnkgtyS— Cinguetterai (@Cinguetterai) May 6, 2023