Letër drejtuar Putinit: Kim Jong Un i Koresë së Veriut uron Rusinë për Ditën e Fitores
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un të martën uroi Rusinë për Ditën e saj vjetore të Fitores në një letër drejtuar homologut të tij rus.
Sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA), letra e Kim shprehte përshëndetje të ngrohta për presidentin rus Vladimir Putin, ushtrinë ruse dhe popullin rus për luftën e tyre “për të realizuar drejtësinë ndërkombëtare dhe për të mbrojtur paqen globale” kundër të ashtuquajturave ” imperialistë”.
“Fitorja është traditë e natyrshme e Rusisë dhe lavdia e fitores do të shkëlqejë në histori dhe do të zgjasë përgjithmonë me Rusinë, edhe kur të kalojë koha dhe brezat të ndryshojnë”, shkroi Kim, sipas KCNA.
Kim tha se nën udhëheqjen e Putinit, Rusia “do të shkatërrojë të gjitha sfidat dhe kërcënimet e paraqitura nga forcat armiqësore” dhe do të mbizotërojë në përpjekjen e saj për të siguruar “sovranitetin, dinjitetin dhe stabilitetin rajonal” të vendit, tha KCNA.
Koreja e Veriut është një nga vendet e pakta që tregon mbështetje të plotë për pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin për luftën.
Raporti i KCNA nuk përmend Ukrainën.
Fraksion.com