Life StyleTë fundit

Kuptimi i veshjeve të shumta të Kate Middleton për kurorëzimin e mbretit Charles

Për Kate Middleton – dhe çdo anëtar tjetër të familjes mbretërore britanike – një fustan nuk është kurrë thjesht një fustan.

Gjatë festimeve të kurorëzimit të Mbretit Charles III, që nisi të enjten dhe zgjati deri të dielën, Princesha e Uellsit doli me një sërë veshjesh sa simbolike aq edhe patriotike. Ndoshta më e rëndësishmja (dhe më e dukshme), 41-vjeçarja luajti me një gamë ngjyrash të kuqe, të bardhë dhe blu në çdo paraqitje të lidhur me kurorëzimin, si një nderim  për ngjyrat e Union Jack.

Por veshjet e princeshës ishin me kuptim edhe në mënyra të tjera. Le të eksplorojmë çdo veshje që Middleton veshi gjatë festimeve të kurorëzimit – dhe mesazhin që ai dërgoi.

4 maj: Paleta patriotike

Për paraqitjen e saj të parë përpara kurorëzimit, Princesha e Uellsit dhe Princi William bënë një vizitë në pijetoren Dog & Duck, me Middleton që u vesh me të kuqe, të bardhë dhe blu. Ajo veshi një pallto ‘Eponine London’ me detaje blu të ndezur sipër një fustani të ‘Suzannah’ (3620 dollarë), me një çantë të bardhë ‘Mulberry’ dhe taka ‘ Jimmy Choo’ së bashku me një palë vathë ‘Maria Black’ (143 dollarë secili).

Jo vetëm që shumica e veshjes së saj ishin nga markat britanike, por ato ishin gjithashtu të gjitha gjëra që ajo kishte veshur më parë; look i përshtatshëm, duke marrë parasysh fokusin e kurorëzimit te qëndrueshmëria.

5 maj: Perlat dhe këpucët

Për një drekë para kurorëzimit, Middleton veshi fustanin e saj të bardhë ‘Jenny Packham’ me mëngë të gjata me vathët e mbretëreshës Elizabeth II, të cilat ajo i vendosi disa herë gjatë mbretërimit të monarkes së ndjerë dhe madje i veshi edhe në funeralin e saj në shtator 2022. Pa dyshim që kjo ishte mënyra e princeshës për të mbajtur gjallë kujtimin e Mbretëreshës përpara kurorëzimit historik.

Po ashtu këpucët e saj të zeza prej kamoshi nga ‘ Aquazzura’ tërhoqën vëmendje pasi prej kohësh janë të preferuarat e Meghan Markle.

5 maj: Me blunë mbretërore

Princesha dukej shumë klas me një fustan blu të thellë me vathët me safir dhe diamant të nënës së Mbretëreshës- në një tjetër nderim për monarkët- gjatë një pritjeje në mbrëmje në Pallatin Buckingham.

6 maj: Lulet kombëtare

Çuditërisht, pamja e Princeshës së Uellsit për ceremoninë e kurorëzimit të mëngjesit të së shtunës ishte më kuptimplota nga të gjitha. Ajo ishte veshur njësoj me vajzën Charlotte me një fustan prej mëndafshi ‘Alexander McQueen’ të qëndisur me trëndafila, gjembak, lule të verdha dhe tërfil – lule kombëtare të Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut- me fije metalike.

Siç pritej, Middleton nuk vendosi një diademë për këtë rast, duke zgjedhur në vend të kësaj një kurorë të zbukuruar me lule Jess Collett x Alexander McQueen. Përveç një simbol për dashurinë e Charles për natyrën, kurora e saj e argjendtë dukej se i referohej Njeriut të Gjelbër të mbuluar me gjethe, një figurë nga folklori britanik që simbolizon pranverën dhe rilindjen që përfshihej në ftesat e kurorëzimit.

7 maj: Atletet

Edhe princeshat i duan atletet! Në “The Big Lunch” një ditë pas kurorëzimit, Middleton shkoi për një pamje më të qetë, duke veshur një xhaketë blu, mbi një bluzë të bardhë dhe duke shtuar pantallonat e zeza klasike dhe atletet e saj të preferuara Veja- të bëra duke përdorur praktika dhe materiale të qëndrueshme, në përputhje me fokusin eko-miqësor të kurorëzimit.

7 maj: E veshur me ngjyrë të kuqe flakë

Princesha e Uellsit i mbylli festimet me një zgjedhje të guximshme për Koncertin e Kurorëzimit të së dielës mbrëma, duke rikthyer kostumin e kuq të Alexander McQueen që kishte veshur më parë për lançimin e janarit të fushatës së saj “Shaping Us”.

Ajo gjithashtu kishte veshur një gjerdan Van Cleef & Arpels Magic Alhambra (10,200 dollarë) dhe një palë vathë (6,400 dollarë).

Ndërsa koleksioni ikonë Alhambra është frymëzuar nga tërfili me katër fletë, veshja tregoi mbështetjen e Middleton për Irlandën, ndërsa ndoshta shërbenin edhe si një mënyrë që ajo t’i uronte fat Mbretit dhe Mbretëreshës së sapo kurorëzuar.

 

Fraksion.com