AktualitetBota+Të fundit

Ka një llambë në të gjithë shtëpinë dhe e merr nga dhoma në dhomë për të kursyer para

Një baba beqar përdor një llambë të vetme për të ndriçuar shtëpinë e tij, duke e marrë atë nga dhoma në dhomë në një përpjekje për të ulur kostot.

Martin Bongiorno, i cili jeton në një pronë me qira në Bateman’s Bay në Uellsin e Ri Jugor, thotë se ai filloi të bëhej tepër kursimtar, pasi pësoi një aksident në vendin e punës dhe tani merr vetë një pagesë kompensimi.

Ai u përball me faturën e tij të energjisë elektrike prej 2 mijë dollarësh, kështu që filloi të vinte trurin në punë për të gjetur mënyra të reja për të kursyer para.

Ai tha për ABC: Unë kam një llambë të vendosur në mes të dhomës dhe nëse më duhet të lëviz nga një dhomë në tjetrën, thjesht heq llambën dhe e zhvendos në dhomën tjetër.

Është një nga një sërë masash për uljen e kostove, që Martin përdor aktualisht për të ulur shpenzimet e tij të jetesës.

Ai gjithashtu nuk ha ushqime që kanë nevojë për gatim, nuk bën dushe me ujë të nxehtë dhe nuk ndez llambën derisa të jetë errësuar plotësisht jashtë.

Martin tani shpenzon rreth 15 dollarë AUD në ditë për ushqim dhe 20 AUD (10 £) për energji në ditë. Kjo erdhi pasi qiraja e tij u rrit me 40 dollarë (21 £) në javë.

Ai tha se shqetësimi i vazhdueshëm për paratë dhe detyrimi për të llogaritur çdo shpenzim është bërë rraskapitëse.

Australia si shumë vende të tjera po përballet me një krizë të kostos së jetesës. Muajin e kaluar publiku u paralajmërua të priste rritje deri në 31 përqind.

 

Fraksion.com