AktualitetTë fundit

“Burri i vrau vajzën dhe e plagosi”, Dëshmia tronditëse e gruas: E ngacmonte seksualisht! Kamera në shtëpi prej 1 viti

Një deklaratë ‘bombë’ nga Tefta Malaj, e cila u plagos pak ditë më parë nga bashkëshorti i saj, ndërkohë që ai vrau me thikë vajzën e tyre.

Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti, nga shtrati i spitalit, 39-vjeçarja tha se burri i saj e kishte ngacmuar seksualisht vajzën, episode sipas saj të ndodhura dy vite më parë. Ajo tha se për këtë arsye kishin vendosur kamera në shtëpi para 1 viti.

INTERVISTA

Anila Ahmataj: Kishit konflikte atë natë?
Erdhi, doli vonë. Më pas diskutuam pak.

Për çfarë?
Ca gjëra që do t’i them më vonë.

Pasi të zbardhet ngjarja?
Po.

Kamerat sa kohë keni që i keni vendosur?
Një vit.

Ka regjistruar episode të tjera dhune kamera?
Puna është që regjistron një-dy ditë ajo. Doja që të më binin telefonin.

A keni filmuar ju ngjarjen atë natë?
Çdo gjë.

Çfarë doni të thoni për akuzat që ka thënë burri juaj?
Gjithçka kundërshtoj. Gjithçka. Ai është një monstër, që para dy vitesh. Do e kishte bërë që para dy vetesh. Ai do kishte vrarë veten para dy vitesh, me atë që bëri. Ai e mendoi se kështu s’ja mban. Atë që bëri ai dy vite më parë..ska burrë.

Ka bërë veprime të turpshme me vajzën?
Po e ka ngacmuar.

A e ke denoncuar?
Jo! Nuk ndodhi një herë apo dy herë. E ka ngacmuar. E ka prekur e ka bërë.

 

Pse s’e keni denoncuar?
Vajzën se donte më. Ndaj e vrau vajzën. Ai i shkatërroi jetën vajzës, dhe jo vetëm kaq, por e vrau.
Ndaj si fliste më babait?
Jo nuk i fliste.
Pse nuk e denoncoi vajza?
Se denoncoi për arsyen se…nami del i vajzës. Sido që të jetë.
E dinë familjarët tuaj?
Jo! Familjarët e mi kanë ardhur në spital. Djalin e kam lënë atje.
A ishin në dijeni të sherrit tuaj me burrin?
Eh, po!
Fraksion.com