Life StyleTë fundit

Zhaklin Lekatari pas përfundimit të BBV: Është e vështirë të kërcënohesh, mallkohesh, gjykohesh…

“Big Brother Vip” ka mbaruar tashmë me shpalljen e fituesit të madh këngëtarin Luiz Ejlli.

Nata finale ishte e tejmbushur me emocione. Të gjithë ish-banorët ishin pjesë e tapetit të kuq ku dhanë intervista ekskluzive për TAR. Opinionistja Zhaklin Lekatari ka përshkruar emocionet e saj.

“Ka qenë një aventurë e mrekullueshme, e vështirë dhe e bukur njëkohësisht. Jam e lumtur që jam këtu.”

Çfarë mori dhe çfarë i dha ajo Big Brother-it?!

“Big Brother më ka kthyer një dinjitet profesional që unë mendoj që e meritoja. Ishte një hapësirë ku unë munda të tregoj më shumë ngjyra nga identiteti im, nga personaliteti im. Unë i dhashë disa mesazhe të rëndësishme dhe të shëndetshme, një plan se ku duhet ta çojmë ne vendin tonë. Çdo sukses dhe dështim ka kosto. Këtu kam pasur kosto personale. Është e vështirë të kërcënohesh, mallkohesh, të gjykohesh me standarte të dyfishta, por misioni im është më i madh.”

A i kishte parashikuar ajo 4 finalistët?!

“Nëse Olta nuk do kishte ikur, do kishte një katërshe tjetër.”

Ndërkohë, një fans i çmendur i Luizit ka deklaruar që ka thyer makinën. Si përgjigjet Zhaklin?!

“Nuk është e vërtetë. Nuk më është thyer makina. Makina ime nuk është e thyer. Unë nuk jam viktimë, jam shumë mirë. Nuk më kanë sulmuar makinën. Mos gënjejnë ditën e fundit…”/tch

 

Fraksion.com