“Unë natën pastroj kanale, por sot po të martoj ty”, Veliaj lë pa fjalë Luiz Ejllin e sapodalë nga “kafazi”
Finalja e madhe e ‘Big Brother VIP’ ka dhuruar emocione dhe surpriza pafund jo vetëm për pjesëmarrësit por edhe për teleshikuesit.
Mbrëmja ka kulmuar me celebrimin e martesës së Luizit dhe Kiarës nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Nuk dihet nëse Erion Veliaj është përpjekur të përdorë për fushatë, dasmën e Luiz Ejllit, një ceremoni që u zhvillua në tarracën e Bashkisë së Tiranës, pak para se Ejllin ta lëshonin nga “kafazi” i artë i BBV ku qëndronte prej katër muajsh. Dhe Veliaj nuk e humbi rastin dhe tha se jemi drejt fundit të fushatës elektorale.
Por ajo se çfarë i tha Veliaj e ka lënë pa fjalë Luizin, të cilit nuk i mungojnë kurrë batutat.
Kryebashkiaku deklaroi se natën pastron kanale dhe u shfaq i lumtur që këtë të shtunën e kishte marrë pushim, sepse do të martonte Luizin në tarracë dhe i kishte shpëtuar kanaleve…
“Unë do të pastroja kanalet, më mirë të të martoj ty.”
Pjesë nga biseda:
Luizi: Shumë faleminderit, ju kam bërë të rrini deri vonë por…,
Erion Veliaj: Jo more, ne këtë punë kemi! Unë do isha duke pastru’ kanale, më mirë të të martoj ty (qesh)
Luiz Ejlli: (Heshtje)
Padyshim që kjo ka qenë një batutë e kryebashkiakut, ndërkohë që celebrimi i çiftit u krye dhe u finalizuar me një kërcim shumë të ndjerë dhe romantik.
Fraksion.com