AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Berisha i padëshirueshëm, shqiptarët duhet ta kuptojnë

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në “Të Paekspozuarit”,  duke folur për kryetarin e Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike Sali Berisha, se “ ata që na mbështesin ne, kur ata që janë të domosdoshëm për ne, në të gjitha aspektet jo thjesht në aspektin e sigurisë, por në aspektin e zhvillimit ekonomik, e turizmit gjithçkaje që ka të bëjë me të ardhmen tonë e thonë me shkrim e vulë, zë e figurë dhe e përsërisin që aq sa ju duam dhe aq sa duam që ju të bëni përpara aq nuk duam që ju të na i nxirrni më atë individ që për ne është padëshirueshëm”.

Rama tha se “ky është një mesazh që nuk i çohet PS, ky është mesazh që i çohet shqiptarëve dhe ata duhet ta kuptojnë këtë mesazh”.

“Ana tjetër e medaljes është Likja dhe natyrisht kur një personazh i tillë i bashkuar me një tjetër personazh të tillë bëhen bashkë dhe çojnë kandidatë të kësaj faqe të zezë në të gjithë territorin sigurisht që për vetë faktin po të shikosh në të gjitha anketimet Likja është njeriu më i padëshiruar dhe më i papëlqyer në Shqipëri pas së shoqes sigurisht kjo është domodshoshmëri strategjike për ta pasur ballinë të fushatës”, tha Rama.

Duke folur për fushatën e PS-së,  Rama tha se “po bëhet një fushatë e cila ka tre shtresa, shtresa e parë e fushatës është ajo që zhvillohet larg vëmendjes së medias”.

“Madje me shumë pak vëmendje nga mediat lokale më rezulton fushata e kandidatëve në territor fshat me fshat, në lagje të vogla për çështje që janë të lidhura me komunitetin”, u shpreh ai.

“Shtresa e dytë është shtresa që bëhet me kandidatët me përfaqësuesit politikë që janë drejtues politikë apo deputetë me takime pak më të mëdha se këto edhe këto nuk janë në vëmendjen e mediave dhe shtresa e tretë ajo në nivelin kombëtar ku shkoj unë ose liderët e tjerë. Ajo fushatë nuk mund të fokusohet tjetërkund se sado që këtu është rivitalizuar për shkak edhe të fushatës në media, por edhe për shkak të faktit që një individë i shpallur non grata me derë të mbyllur në raport me të ardhmen dhe me ata pa të cilët Shqipëria nuk funksionin trajtohet si një normalitet demokratik dhe si alternativë, por nuk është në këndvështrimin tim”, nënvizoi Rama.

Rama u shpreh se “është e kundërta, është një faqe  e zezë për Shqipërinë për të gjithë ne, nëse jemi sot këtu ku jemi dhe Shqipëria nuk ka qenë në këtë moment, në një pikë më të lartë në arenën ndërkombëtare në një pikë besimi ndërkombëtarisht. Këtë jo se them unë por e thonë edhe përgjegjësitë që na janë besuar, deri tek ulësja në Këshillin e Sigurimit të OKB. Kjo vjen si rezultat se ne kemi bërë një politikë të jashtme shumë të mençur e shumë dinjitoze dhe si rezultat i atyre që na mbështesin se pa mbështetjen e tyre nuk do uleshim dot në Këshillin e Sigurimit”.

 

Fraksion.com