Nga Dea Mishel te biseda me Luizin dhe projektet e reja, flet Amos Zaharia
Amos Muji Zaharia në një prononcim ekskluziv për ‘Revista Class’ ditën e djeshme ka folur për Dea Mishel, Luizin, e jo vetëm.
Duke folur për blogeren, ai tha se e ka takuar atë në finale por nuk kanë munduar të bisedojnë shumë.
“U takuam patjetër, por nuk është se patëm mundësi të flisnim shumë. Ajo sapo ka dalë dhe unë e di si është kur sapo del nga aty. Do pak kohën e veten për ta marrë veten.”– tha ai.
I pyetur se si ‘ai e mori veten’ pas daljes nga “Big Brother VIP’, pasi u përball me kritika e gjuhë urrejtje në rrjet, aktori tha: “Ishte e tmerrshme(dalja ime). Por tani jam shumë mirë. Ishte pak e vështirë se kalova nga një traumë në realitet. Nuk e prisja kurrë që do kishte këtë impakt dhe vëmendje…disa gjëra për shembull që për mua kanë qenë shaka e momentit. Megjithatë ja ku jemi, çdo gjë ka kaluar.”
Gjatë qëndrimit të tij në ‘Big Brother’, Amos nuk ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Luizin dhe shpesh ai ka folur me mungesë konsiderate për të. Gjithsesi, çfarë ndodh në Big Brother mbetet në Big Brother. Në rrjet kanë qarkulluar video ku ata shihen duke u takuar pas përfundimit të formatit. I pyetur për këtë, Amos tha:
“Patjetër që u takuam sepse në fund të ditës unë nuk i kam bërë asgjë, dhe as ai nuk më ka bërë gjë mua. U përqafuam, u uruam. Më tha ‘Mos u mërzit’, i thashë ‘Nuk mërzitem, më bëhet qejfi për ty’.”
Me çfarë projektesh po merret aktualisht Amosi?
“Momentalisht po xhiroj me Bjordi Mezinin serialin H.O.T. Kam një shfaqje teatrale të Molierit dhe po punojmë për gëra të tjera të bukura në teatër.”-tha ai.
Fraksion.com