Life StyleTë fundit

Ky është hoteli special ku festuan finalistët e Big Brother VIP

‘Hotel Arka’ do mirëpriti mbrëmë me një festë madhështore stafin e Big Brother VIP të transmetuar në Top Channel. Big Brother VIP u finalizua mbrëmjen e së shtunës pas plot 136 ditësh me fitoren e këngëtarit Luiz Ejlli.

Një natë spektakli me plot emocione, që kulmoi me një martesë zyrtare mes triumfuesit dhe moderatores Kiara Tito në ambientet e Bashkisë Tiranë.

Kështu protagonistët që bënë të mundur realizimin e këtij programi si dhe banorët që mbajtën të mbërthyer para ekranit shqiptarët në këto 4 muaj, festuan në restorantin Arka Rooftop tek Kodra e Diellit 2 në Tiranë.

Mësohet se mes qindra ofertave që ka pasur nga restorante të ndryshme në kryeqytet, stafi i Top Channel zgjodhi Arka Rooftop me pamje të mrekullueshme të kryeqytetit dhe kodrave të liqenit.

Kompania prenotoi nga ora 18:00 e pasdites deri në orët e para të mëngjesit në Hotel Arka, që njihet si një nga strukturat hoteliere më moderne e luksoze në Shqipëri.

Luizi, Kiara, Efi dhe gjithë finalistët festuan vetëm nje ditë pas fitores ne Arka suksesin e tyre ne nje event televiziv që mori përmasat e një sporti kombëtar.

Pas festës që do zgjati për orë të tëra, bëhet e ditur se disa nga protagonistët prenotuan edhe disa nga dhomat luksoze që ofron Hotel Arka duke shijuar kështu edhe mëngjesin e shijshëm aty.

 

Fraksion.com