Alarmuese, 30 minuta në celular në javë rrezikon shëndetin e zemrës
Duket një studim tronditës, pasi po ta mendosh ne jemi me telefon në dorë çdo orë. Të flasësh në celular për 30 ose më shumë minuta në javë shoqërohet me një rritje prej 12% të rrezikut të presionit të lartë të gjakut, sipas një studimi të publikuar në revistën European Heart Journal – Digital Health.
Studimi përdori të dhëna nga baza e të dhënave mjekësore “Biobank” në Mbretërinë e Bashkuar. Në studim kanë marrë pjesë 212,046 të rritur të moshës 37-73 vjeç pa hipertension.
Përmes një pyetësori u mblodhën informacione rreth përdorimit të celularit për kryerjen dhe marrjen e telefonatave. Hulumtuesit më pas analizuan lidhjen midis përdorimit të celularit dhe hipertensionit, pas përshtatjes për moshën, gjininë, indeksin e masës trupore, racën, historinë familjare të hipertensionit, arsimin, statusin e pirjes së duhanit, presionin e gjakut, lipidet e gjakut, inflamacionin, glukozën në gjak, veshkat, funksionin dhe përdorimin e medikamenteve për të ulur kolesterolin ose nivelet e glukozës në gjak.
Gjatë një periudhë prej 12 vitesh, 7% e pjesëmarrësve zhvilluan hipertension. Përdoruesit e telefonave celularë kishin një rrezik 7% më të lartë të hipertensionit në krahasim me jo-përdoruesit.
Ata që flisnin për 30 minuta ose më shumë në javë kishin 12 për qind më shumë gjasa të kishin presion të lartë të gjakut sesa pjesëmarrësit që shpenzonin më pak se 30 minuta në telefonata.
Fraksion.com