AktualitetPolitikëTë fundit

“Unë dhe Rama po luftojmë si dashnorë për Tiranën”, Veliaj: Jemi të dy në garë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë një përmbledhje të të gjitha punëve që janë bërë në Tiranë gjatë kohës kur ai drejtonte qytetin.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe marrëdhënien me Ramën, të cilin e ka përkufizuar si një “dashnor” me të cilin kapet për të mirën e Tiranës.

Në lidhje me deklaratën e tij për t’u bërë mësimdhënës nëse nuk do të merrte mandatin, Veliaj ka thënë se do ta provojë kur të shkojë në atë situatë se çfarë do të bëje saktësisht.

Erion Veliaj: Tirana sot është gjeografikisht një Tiranë tjetër. Tirana e Edit dhe e Lulit ishte 42 km katrorë, sot flasim për një Tiranë 29 herë më të madhe. Sot nuk e kemi luksin për aq pak km por duhet të mendojmë për të gjitha rrugët. Ne nuk jemi garues jemi komplimentues. Ne parashikojmë një Tiranë që ka një shtyllë kurrizore shumë herë më të madhe. Tirana e 1400 viteve të ardhshme është projektuar tani, gjykata prokuroria pallati i kongreseve. Tirana e shekullit të dytë vjen me një pajë kur mendon pjesët që janë zhvilluar. Pyetja për damën time e nxjerrë jashtë kontekstit bëhet famë, kam thënë që ka kontribuar familja. Nëse kanë ngelur hallet ty aty, janë hallet më të mëdha që ka vendi sot. Është argëtuese që diskutojmë sportivitetin me të cilin komunikojmë. Unë dhe Edi bëjmë debate pafund, kemi dy njerëz që e duan këtë qytet aq shumë sa e debatojnë deri në lodhje dhe kjo i bën mirë Tiranës. Kemi pas shumë debate me Edin për lulëkuqet tek rrethrrotullimi se kishim të ndryshme në mëndje, kemi debate estetike bukurie ngjyre e forme. Komunikimi dhe fushata janë tjetër gjë. Unë dhe Rama po luftojmë si dashnorë për Tiranën. U pyeta si e kam marrëdhënien me familjen, sot jemi në një situatë më impenjative dhe mezi po pres të mbarojë kjo tymnaja e fushatës dhe të kaloj pak kohë me tim bir.

Grida Duma: Unë e konsideroj fallë përgjigjen se çfarë do bësh pas mandatit.

Erion Veliaj: E admiroj akademinë tënde, dua të bëj të njëjtën gjë. Unë nuk pretendoj të marr votën tënde por në gjithë këto kohë kam vlerësuar shumë ata që japin mësim. Kur të vijmë te ai lum e kalojmë atë urë.

 

Fraksion.com