AktualitetPolitikëTë fundit

Kryebashkiaku Veliaj flet për raportin me kryeministrin Rama: Është vëllai im i madh! Në 20 vite, s’ka ditë që s’kam folur me të

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një intervistë për “Top Story” iu përgjigj pyetjes së Grida Dumës për raportin që ka me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Ramën.

Zërat se mes dy socialistëve ka pasur përplasje, Veliaj i quan batuta me të cilat argëtohet.

“Ka 20 vite që nuk ka ditë që unë nuk kam komunikuar me Edi Ramën. Edhe nëse kemi qenë në udhëtime, edhe në mazhorancë, edhe në opozitë. Unë argëtohem aq shumë me këto. Jemi aq rehat në komunikimin tonë, kemi konfidenca”.

Më tej, Veliaj shprehet se është bekim të bashkëpunosh me Ramën, që po ashtu ka qenë në krye të bashkisë së Tiranës.

“E quaj bekim që kam kryeministrin që ka qenë kryetar bashkie, që i di hallet e qytetit. Kemi një simbiozë, kemi një energji dhe një kimi”.

Rama, thotë kryebashkiaku që garon për një mandat të tretë, është vëllai që s’kam pasur kurrë.

“Unë e shoh veten si një bashkëpunëtor besnik me të cilët kemi ndarë ditë të vështira, edhe kur kemi humbur. E konsideroj një vëlla të madh që s’e kam pasur. Sot jam kandidat, Edin e vlerësoj kryeministrin më të mirë që ka pasur Shqipëria në demokraci. Për të do të flitet në libra”.

 

Fraksion.com