AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Pollet digjitale nxjerrin fitues Boçin në Elbasan. Ku i gjeti Llatja 100.000 euro?

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Opinion” tha se sipas sondazheve digjitale, Elbasanin e fiton Partia Demokratike.

Nga ana tjetër, Berisha u shpreh  se në llogari të kandidatit socialist rezultojnë më shumë se  100 mijë euro që nuk dihet se nga cili burim kanë ardhur.

Pjesë nga biseda në studio

Fatjoni Mejdini: Sipas përllogaritjeve ju parashikoni të merrni vetëm 10 nga 61 bashki

Berisha: Sipas përllogaritjeve digjitale të fundit, PD do të ketë fitore dërrmuese.

Mejdini: Ku e bazoni? Unë e bazoj në një proces të vitit të kaluar.

Berisha: Këto janë të dhënat digjitale në Elbasan. Bluja e hapur është Luçiano Boçi, Gledian Llatja është kjo pjesa e vogël këtu.

Mejdini: Këto jëanë pollet tuaja?

Berisha: Kjo është një kompani që ndjek botën digjitale.

Mejdini: Ju e paguani?

Berisha: Është një kompani shumë kompetente, shumë serioze. Ky Gledian Llatja me 100 mijë euro në llogari del i pastrehë, pa shtëpi dhe pa kontratë strehimi. Mirëpo nuk dihet nga dalin këto 110 mijë euro./Opinion.al

 

Fraksion.com