AktualitetTë fundit

Vrau pronarin e banesës , arrestohet pas disa orësh arrati autori

Pas disa orësh në arrati, është arrestuar autori i vrasjes së 51-vjeccarit Petrit Vuksani në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 në lagjen “Tom Kola”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 34-vjeçari Lekë Vuksani, kishte dhe armën me të cilën kreu krimin në momentin e arrestimit.

Mësohet se për arrestimin e të riut ndërhyri dhe RENEA.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

 

Farksion.com