Life StyleTë fundit

Mënyra të çuditshme, por efektive për t’u zgjuar në mëngjes pa kafe

Shumë njerëz kur zgjohen në mëngjes e nisin ditën me një filxhan kafe. Sidoqoftë, ka disa mënyra të tjera për t’u zgjuar pa kafeinë.

Dush i ftohtë

Uji i ftohtë është ai që ju nevojitet për të hapur sytë për mirë.

Masazh i lehtë në duart tuaja

Bëni një masazh midis gishtit të madh dhe tregues. Kjo do t’ju ndihmojë të zgjoheni.

Përdorni nenexhik

Para se të ngriheni nga shtrati për të larë dhëmbët, përdorni pak nenexhik në gojë për t’u zgjuar dhe për të “zgjuar” shqisat tuaja.

Hani një mollë

Mollët përmbajnë sheqerna natyrale dhe lëvorja e saj tretet vështirë. Që do të thotë se kur hamë një mollë trupi ynë duhet të bëjë shumë punë, kështu që shanset për t’u shtrirë sërish në shtrat zvogëlohen.

 

Fraksion.com