Life StyleTë fundit

“Efit nuk i dihet emri i të dashurit”, Ilda Bejlerishpërthen: Është fallco!

Ilda Bejleri ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në ‘Big Brother Fan Club’ për të folur mbi banorët dhe lojën e tyre.

Moderatorja ishte përkrahse e lojës së Luizit, të cilin e cilësoi si lojtarin më të mire të të gjithë ‘Big Brother-ave’.

E nga ana tjetër kishte kritika për Efin, që e cilësoi si fallco. Mes të tjerash tha se nuk ka qenë transparente me publikun, pasi nuk ka treguar ende kush është i dashuri i saj.

Sipas Ildës, ajo ka marrë pjesë në një “reality show” dhe duhet të jetë e hapur që publiku ta njohë.

“Efit nuk i dihet emri i të dashurit njëherë, ngeli Genci Genci, çështje kjo? Unë nuk e shoh kurrë këtë popullaritetin e Efit. Është në një reality show. Nuk ka mundësi ta fitojë se dhe ato fansat aty janë familjarë. Ti Luizit i njeh këdo, motrën, nënën, kunatin.”- tha Ilda.

 

Fraksion.com