AktualitetRajoniTë fundit

9 të vdekur: Masakër në Beograd, nxënësi i klasës së 7-të qëllon me breshëri plumbash drejt shkollës. Ishte i droguar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Beograd të Serbisë ku një nxënës 14 vjeç ka vrarë me armë zjarri drejt shkollës fillore,  “Vladislav Ribnikar”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 ku nxënësi i klasës së shtatë ka vrarë  9 persona,  fillimisht ka qëlluar rojen e shkollës dhe më pas  8 nxënës që ndodheshin në korridor.

Mes të plagosurve ka edhe nga ata që janë në rrezik për jetën.

Policia ka bërë të ditur se i mituri është arrestuar, ndërsa arma që është përdorur dyshohet të jetë e babait të nxënësit.

I mituri nuk ishte i vetëm kur kreu masakrën, ai ka qenë së bashku me 6 të tjerë të cilët kanë qenë të gjithë nën efektin e lëndëve narkotike.

Mediat serbe raportojnë se i mituri që kreu masakrën është student shembullor dhe prindërit e tij janë pjesë e “bluzave të bardha”.

Nga të shtënat ka pasur edhe të lënduar. Mes të plagosurve ka edhe nga ata që janë në rrezik për jetën.

УЧЕНИК УБИО ОСМОРО ЂАКА И ЧУВАРА: Деветоро мртвих - расте број жртава масакра у школи на Врачару

 

Fraksion.com