AktualitetTë fundit

Vrasja në Shkodër: Viktima ishte kthyer para një muaji nga Anglia! Autori dyshohet se është një i afërm

Trupi i pajetë i shtetasit Petrit Vuksani, ndodhet në brenda ambienteve të një banese dy-katëshe.

Viktima  ishte kthyer nga Anglia para një muaji në Shkodër dhe jetonte vetëm në banesë.

Ai jetonte kryesisht në emigrim dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin.

Paraprakisht dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është një i afërm i tij, i cili ka hyrë në banesën e viktimës në momentin që ai ka qenë i vetëm.

Autori është futur, e ka qëlluar dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tij.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.

“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

 

Fraksion.com