“Shqiptarë dënohen të dëgjojnë fjalime të stisura”, Berisha kërkon ballafaqim: Refuzimi i debatit ka në bazë krimet e mëdha ekonomike
Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi sot që kandidatët e bashkive të përballen në debate publike mes tyre.
Sipas tij deri tani qytetarët po dëgjojnë vetëm fjalimet me mashtrime të Rilindjes.
Berisha: Transparenca dhe përgjegjësia para qytetarëve kërkon në mënyrë imperative debatet në të gjitha nivelet mes kandidatëve që garojnë për kryetarë bashkie, midis këshilltarëve të parë që garojnë për kryetarë të parlamenteve lokale. Një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë të cilët dënohen të dëgjojnë fjalime të stisura, të mbushura me mashtrime nga rilindasit dhe nuk kanë mundësi për asnjëlloj llogaridhënie dhe transparence. Refuzimi i debatit ka në bazë krimet e mëdha ekonomike, vjedhjen e madhe të Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij vendorë.
A mund ta imagjinoni ju që Rama të dalë në debat me Berishën? Ky është një rasti artë për qytetarët të njihen me të gjitha aferat e Edi Ramës, me firmë dhe me vulë.
Fraksion.com