AktualitetPolitikëTë fundit

Meta: Jeta në Tiranë, më e vështirë dhe e padurueshme

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur sot në një emision televiziv në lidhje me shpenzimet në bashkinë e Tiranës.

Sipas Metës, janë shtuar shpenzimet e bashkisë Tiranë për paga dhe janë rudhur investimet.

“Struktura e shpenzimeve në Bashkinë e Tiranës, si ka qenë në 2016 dhe si është sot. Janë shtuar shpenzimet për ahengje dhe për paga. Investimet nga 34% në 2016 kanë përfunduar në 18%. Në 2016 kishte 4 mijë të punësuar, sot ka 8 mijë. Shkodra do të votojë këtë. Ky i hoqi Shkodrës drejtorinë e Arsimit. I ka hequr arkivën, drejtorinë e ujërave, çfarë t’i thotë Shkodrës ai.”, tha Meta.

Sipas Metës, Tirana është bërë e padurueshme për shkak të trafikut, çmimeve, kostos së jetesës.

“Jam mbështetësi kryesor nga zoti Sinamati në Kukës e deri tek Cikuli në Sarandë. Dhe pa diskutim edhe në Tiranë, edhe në Durrës, dhe në Elbasan. Do t’i mbështes sepse po bëjnë një fushatë të shkëlqyer. Pse duhet të shkoj unë të shkoj në 14 maj të votoj? Sepse në këto 4 vite jeta në Tiranë është bërë më e vështirë dhe e padurueshme. Që nga trafiku, çmimet, kostoja e jetesës. Përfshirë këtu dhe skandalet e përditshme të kryetarit të bashkisë me inceneratorin ku ka marrë kompetencat e këshillit bashkiak”, tha ai.

 

Fraksion.com