Berisha i përgjigjet Ramës për gjyshen: Lere të prehet se ti ke marrë rrugën e djallit
Ish-kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra nga Shkodra.
Rama tha një ditë më parë se Shkodrën e do më shumë se demokratët që drejtojnë bashkinë prej vitesh, për shkak se ka një gjyshe shkodrane.
Berisha teksa përmendi disa nga vargjet e Bertol Brehtit tha se nëse gjyshja e kryeministrit do e dinte se sa Rama ka vjedhur shqiptarët di t’ja kujtonde çdo natë te veshi.
“Ai vjen këtu dhe përpiqet të mashtrojë, gënjejë, se unë jam çerek shkodran, se gjyshen e kam shkodrane, tani dua ti them dy fjalë. Gjyshja e tij ka qenë një shkodrane fisnike, po ju them unë. Por problemi i saj është se, njëlloj si i asaj nënës në poemën e Bertol Brehtit, që thotë; këtë këmishë ngjyrë kaki, dhe këto çizme t’i kam falur, sikur të dija, biro ç’di, më mirë veten kisha varur. Edhe gjyshja jote po ta dinte Edvin, se yt atë djali i saj, do të firmoste për varjen në litar të poetit që do t’i këndonte lirisë, të drejtave të njeriut, do t’i vinte këtë epitaf tek guri i varrit.
Por edhe ty Edvin, kur të të shifte që ke përqendruar të gjitha pushtetet, duke vjedhur dhe plaçkitur shqiptarët, një gjë të tillë do ta recitonte çdo natë tek veshi. Ndaj dhe më mirë leje gjyshen aty ku është të prehet në paqen e Zotit se ti ke marrë rrugën e djallit”, u shpreh Sali Berisha.
Fraksion.com