Life StyleTë fundit

Banori më i bezdisur dhe momenti më i vështirë i BBV2, flet Eduart Grishaj

I ftuar në Fun Club ka qenë regjisori i Big Brother Vip Eduart Grishaj.

Grishaj ka treguar disa nga sekretet e Big Brothet VIP, teksa ka ndarë me dëgjuesit edhe banorët më të bezdisshëm.

Sipas tij në vend të parë ka qenë Olta dhe pas saj vinte Tan Brahimi.

“Tan Brahimi m’u bë si fëmija në kopsht. Më thirrnin dhe më thoshin që ky do të dal. Shumë i llastuar ka qenë, por do zemë mend për herë të tjera.”- tha Grishaj.

Grishaj tregon se ka pasur disa momente të sikletshme dhe ndalet specifikisht te kërcënimet e bëra nga tifozët.

“Një nga ato momentet që ia vlen për t’u specifikuar është se për shkak të popullaritetit që u bë shumë i madh, mbase ofendimet e mëdha për prindërit e konkurrentëve që ishin në shtëpinë e ‘Big Brother’. Kjo u rënduar shumë para pak kohësh, tani ka filluar të ulet, është ndërgjegjësuar.

Kur shikoje që kërcënoheshin bashkëshortët, fëmijët ose prindërit e konkurrentëve… ata ishin të parët që e vuanin. Ishte dhe siklet yni që mundoheshim t’u thoshim  që është një lojë që njerëzit e shikojnë me shumë tifozllëk, por çdo gjë do të vijë të normalizohet dhe kështu ka ndodhur”.

Grishaj tha se njerëzit kanë në dispozicion 150 bileta për ta ndjekur atë nga afër. Ai tha se çmimi është me këtë vlerë pasi paketa përfshin takim me banorët, e po ashtu ushqim dhe pije.

“Finalja do bëhet në studiot e Top Channel, sepse kemi shumë stadiume këtu. Është bërë shumë tërkuzë historia e biletave. 150 vende pë rata persona që do jenë fatlumë nuk do jenë thjeshtë në studio, do i takojnë nga afër Është një biletë e veçantë. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë.”- tha regjisori.

 

Fraksion.com