AktualitetTë fundit

Atentat në Shkodër: Autori ekzekuton me armë zjarri në banesë 50-vjeçarin

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mesditë në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, ku ka mbetur i vrarë 50-vjeçari Petrit Vuksani.

Autori, ende i paidentidikuar, është futur në pallat, ka hyrë në shtëpinë e Vuksanit dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima ishte i vetëm në banesë në momentin e ekzekutimit, ndërsa autori është arratisur në drejtim të paditur.

Viktima prej një muaji ishte kthyer nga Anglia dhe ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, ndërsa është rrethuar zona me qëllim kapjen e autorit.

” Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”- njofton policia e Shkodrës.

 

Fraksion.com