Life StyleTë fundit

Horoskopi ditor e hënë 1 maj 2023

Ky  është horoskopi  ditor për ditën e sotme e hënë 1 maj 2023. Parashikimi për punën, shëndetin dhe  ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje

Dashi

Shpeshherë gjatë kësaj dite do ju duket sikur do e humbisni tërësisht kontrollin dhe do gjendeni në vështirësi për të marrë vendime. Problemet në çift do jenë goxha problematike gjate ditës së sotme. Duhet të keni kurajën t’i përballoni sa më hapur e sa më parë në mënyrë që edhe vetë të jeni të qetë. Ju beqarët do të pëlqeheni dhe do të adhuroheni nga disa persona që nuk do kenë druajtje t’iu shprehin edhe ndjenjat. Do përjetoni kënaqësi të reja sot. Në punë situata nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Do ju duhet shpesh të bëni edhe sakrifica ekstreme për të arritur pikësynimet tuaja. Financat ka rrezik të kalojnë një fazë të trazuar. Edhe pse mund të keni rritje të ardhurash, Neptuni do iu bëjë të shpenzoni pa kufij.

Demi

Duke u fiksuar në një drejtim të vetëm ka mundësi të humbni kohë kot sot. Nëse keni një lidhje edhe pse kohët e fundit marrëdhënia juaj me partnerin ka pasur disa probleme, gjatë kësaj dite gjithçka do të ndryshojë. Harmonia do fillojë pak nga pak të futet në jetën tuaj dhe ju do ndiheni mirë. Nëse jeni beqarë është më mirë të mos ndërmerrni asnjë iniciativë për t’u lidhur sepse do zhgënjeheni dhe do lëndoheni. Prisni edhe disa ditë. Në punë do kaloni një periudhë reflektimi dhe nuk do hidhni ende hapa. Mund të duket si humbje kohe, por nuk do jetë ashtu aspak. Do merrni forca për te ecur para me ritme akoma më të shpejta. Në sektorin financiar asgjë nuk do jetë shumë e thjeshtë. Duhet më shumë maturi.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do jeni më të frymëzuar falë Mërkurit dhe Jupiterit. Jepini edhe pak më shumë kurajë vetes dhe keni për të arritur atë që dëshironi. Nëse jeni në një lidhje dhe ndiheni të lumtur, asgjë nuk do mund ta prishë atmosferën që është krijuar. Pasion, entuziazëm dhe mirëkuptim pafund do ketë sot. Ju beqarët duhet të përfitoni sa të mundin nga liria që keni sepse do e kërkoni atë dhe nuk do e gjeni më. Në punë mos kërkoni perfeksionizëm, por bëni gjërat më të rëndësishme. Sektori financiar do jetë i mirë dhe do kryeni investime, të cilat do iu bëjnë të ndiheni mirë. Gjithsesi edhe pse buxheti do jetë i stabilizuar, shmangni rreziqet e mëdha.

Gaforrja

Mos reagoni në gjaknxehtësi e sipër gjatë kësaj dite sepse do bani gabime që do t’i vuani gjithë jetën. Nën ndikimin e Marsit ju të dashuruarit do përballeni me disa situata të sikletshme. Gjithsesi mos u shqetësoni sepse do i kaloni pa problem ato dhe në mbrëmje do të rindizet pasioni si më parë. Për ju beqarët nuk do jetë ditë me fat dhe nuk do ketë takime interesante. Në punë do jeni shumë të kujdesshëm dhe të matur. Asgjë nuk do ju nevrikosë dhe kjo do jetë pika më e fortë për të arritur atje ku keni dashur. Ekuilibri buxhetor do të mbrohet nga yjet. Do jeni më të favorizuar se më parë dhe do keni një përmirësim të ndjeshëm të të ardhurave.

Luani

Gjatë kësaj dite mund të ketë edhe të papritura në jetën tuaj. Shumë do mundohen t’iu nxjerrin nga rruga e drejtë dhe ju duhet t’iu tregoni të kundërtën. Në planin sentimental gjërat do shkojnë mirë sidomos nëse jeni në një lidhje. Vetëm bëni kujdes, nëse filloni të flisni për çdo gjë tjetër përveç dashurisë partneri edhe mund të mërzitet. Tregohuni të matur. Ju beqarët do jeni në mëdyshje ndërmjet të ruajturit të lirisë dhe të përjetuarit emocione të forta duke u lidhur me dikë. Reflektoni me kujdes për çdo hap që do hidhni. Në punë konkurrenca do të rritet akoma më shumë megjithatë mundohuni të mos rrëzoheni. Po ja dolët sot keni për të siguruar edhe një të ardhme më të ndritur. Me financat do keni fat dhe do jeni të mbrojtur. Më në fund do ia plotësoni edhe qejfin vetes duke blerë diçka që ju pëlqen

Virgjëresha

Ka shumë mundësi që sot të vendosni të ndryshoni orientim në fushat më delikate dhe kjo gjë do ju bëjë mirë. Për sa i përket jetës tuaj ne çift, nuk është momenti i duhur për të ndërmarrë rreziqe sepse dita do jetë paksa delikate. Tregohuni më tolerantë dhe nuk do keni surpriza të këqija. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë të çuditshme dhe të papritura. Studiojini mirë personat pastaj vendosni për të ardhmen. Në punë asgjë nuk do jetë më si më parë sepse do jeni më të guximshëm dhe nuk do prisni nga të tjerët. Buxheti do jetë i mirë. Do keni hyrje të papritura parash në arkën tuaj, por gjithsesi mos i harxhoni ato pa masë.

Peshorja

Mendohuni mirë para se të veproni gjatë kësaj dite dhe keni për të përfituar pafundësisht. Mendimet e të tjerëve dëgjojini, po mos i merrni si bazë. Nëse keni një lidhje, edhe pse do jeni paksa irritues sot, ai që keni në krah do jetë shumë i duruar dhe do iu lërë të shpreheni si të doni. Ju beqarët do hidhni hapa të mëtejshme me atë që keni kohë që e pëlqeni dhe mund të mendoni edhe për zyrtarizime të shpejta. Shfrytëzojeni sa të mundni këtë ditë. Në punë, nëse punoni në fushën e industrisë keni për të marrë një lajm të mirë që do ju shtojë edhe më shumë dëshirën për të bërë përpjekje më tej. Sektori i financave do jetë në qetësi të plotë, por mos shpresoni të fitoni ndonjë lotari. As mos u qani sepse ka shumë më keq se ju.

Akrepi

Pavarësisht ndonjë kontradikte të vogël që mund të ndodhë sot, në përgjithësi gjërat do ju ecin mirë. Jeta juaj në çift do influencohet mjaft nga planetët. Ata do iu sjellin gëzim dhe emocione pafund. Bëni vetëm kujdes që dëshira për marrëdhënie intime të mos dalë mbi ndjenjat. Ju beqarët nën influencën e Mërkurit do tregoheni shumë kërkues dhe nuk do bini në dashuri me të parin që do takoni. Duhet ende kohë që për ju të ndodhin ndryshime. Në planin financiar do jeni shumë të privilegjuar dhe do keni vullnet të fortë për të arritur atë që dëshironi. Do arrini t’i sqaroni edhe keqkuptimet me kolegët. Me shpenzimet do tregoheni shumë të kujdesshëm. Kjo sjellje do e mbajë situatën në ekuilibër.

 

Shigjetari

Mundohuni të lini pas të shkuarën gjatë kësaj dite dhe ta shihni të ardhmen me më shumë optimizëm. Planetët do bëhen bashkë për ju që jeni në një lidhje dhe do iu ndihmojnë të zgjidhni edhe problemet më të vogla që kanë mbizotëruar së fundmi. Bashkëpunimi dhe komunikimi do të rriten ndjeshëm. Ju beqarët do jeni më të shoqërueshëm dhe më të hapur se më parë. Për pasoje, mundësitë për takime do jenë më të mëdha. Në punë do ju dalin para goxha pengesa dhe mund të shpërqendroheni goxha. Kërkoni ndihmë ose mbështetje sepse përndryshe nuk do ja dilni dot. Në sektorin financiar do keni tronditje sepse do shpenzoni pa u menduar për më vonë.

Bricjapi

Një çështje e lënë pezull prej kohësh sot do mund të zgjidhet fare lehtësisht. Do jeni më të kujdesshëm dhe do ndiqni instinktin. Në jetën tuaj në çift gjithçka do të rregullohet nxitimthi. Edhe nëse keni pasur probleme duhet të qetësoheni sepse klima do të ngrohet. Tek ju beqarët do ndikojë mjaft Plutoni, i cili do e ndezë atmosferën, do sjellë pasion dhe shumë kënaqësi. Ka mundësi që personi që do takoni të jetë Demi ose Gaforrja. Në punë do jeni perfeksionistë dhe nuk do lini asgjë pas dore. Gjithçka do jetë e kuruar deri në detaje prandaj shefat do ju vlerësojnë më tepër. Duke u treguar të matur me financat do mund të keni edhe surpriza shumë të këndshme.

Ujori

Gjatë kësaj dite do adhuroheni për vullnetin e hekurt që do keni dhe nga ana tjetër do jeni më të përqendruar. Nëse jeni në një lidhje përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet për të bërë disa ndryshime. Do mund t’i largoni problemet e mëdha që keni pasur dhe do vendosni më tepër mirëkuptim. Ju beqarët do keni sukses dhe kjo do e shtojë egon tuaj. Personi që do takoni do zëre një vend të rëndësishëm në jetën tuaj tani e tutje. Në punë Mërkuri do ju hapë pista të reja dhe kontaktet do të shtohen. Agjenda do të përmbushet fije për pe. Buxheti nuk do jetë në momentin më të përkryer. Bëni mirë të mos e përzieni dashurinë me financat sepse do i humbisni të dyja njëherësh.

Peshqit

Urani do ua trazojë pak jetën sot, por ama mund t’iu jepen edhe mundësi të reja nga të cilat do bëni mirë të përfitoni sa më parë. Nëse jeni në një lidhje do keni shumë fat. Falë përkujdesjes që do i kushtoni partnerit ai do ndihet mirë dhe ju gjithashtu. Përfitoni nga kjo ditë për të bërë edhe diçka më interesante. Ju beqarët nuk do i fshihni më ndjenjat, por do i shprehni gjithçka atij që pëlqeni. Një etapë e re do fillojë për ju. Në punë kolegët mezi do presin të bashkëpunojnë me ju dhe do kënaqen nga arritjet që do kenë. Marsi do ua mbrojë financat dhe do iu bëjë të jetoni më mirë se kohët e fundit. Mund të bëni edhe ndonjë transaksion.

 

Fraksion.com