AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Votoni “kalin” që e çon Shkodrën përpara

Kryeministri Edi Rama u kërkoi sërish shkodranëve që t’i japin një shans për të parë ndryshimin mes socialistëve dhe demokratëve në qeverisje. Teksa prezantoi Benet Becin si kandidat të PS-së për kryetar bashkie, ai tha se banorët e Shkodrës duhet të votojnë për ata që bëjnë punën dhe jo për ngjyrat e partive.

“Në zgjedhje vendore shkohet si në Pazar për të blerë kalin për të tërhequr karrocën. Kal më të mirë për ta tërhequr karrocën e Shkodrës se Beneti ju nuk keni për të gjetur”.

Për të gjithë ata që e kanë merak ngjyrën e flamurit të partisë, Rama tha se Benet Beci nuk është një socialist, por një administrator i mirë.

“Kandidatin e kemi më shumë blu se sa nga ajo sepse vjen prej andej, por nuk kemi problem ne me këtë fare”.

Përgjigje u ktheu edhe atyre që e akuzojnë se nuk e do Shkodrën dhe veriun.

“Ka shumë më tepër gjasë që Shkodrën ta dua unë më shumë se sa ata që ju vijnë çift këtu që s’kanë asnjë lidhje me Shkodrën se unë të paktën një pjesë të gjakut e kam nga Shkodra”.

Ai akuzoi Bashkinë e Shkodrës se është bërë pengesë edhe për projekte që oprekin direkt jetesën e qytetarëve sicc është edhe ndërtimi i ujësjellësave.

“Aty ku duhet leja e bashkisë, ndodh siç ndodh me dy projekte të Fondit të Zhvillimit se nuk na jep leje ndërtimi Bashkia Shkodër”.

Nga Kopliku demokratët i paralajmëroi se vota për Berishën është pushtet për Ilir Metën.

“Do çohen të votojnë Like florinin, bashkë fitojmë me Liken, do ja besoni Likes Malësinë e Madhe. Sot u kërkojnë votën shqiptarëve t’u bëjnë karshillik ShBA. Çfarë tradhtie është kjo për ata që besuan në PD”.

Në Malësinë e Madhe dhe në Shirokë ku u takua me përfaqësues të biznesit, Rama premtoi më shumë investime në sektorin e turizmit.

 

Fraksion.com