Noizy ka realizuar një dëshirë të Luizit në këngën e fundit me Elvana Gjatën?!
Fansat kanë kërkuar një bashkëpunim mes tyre dhe diçka të tillë e ka kërkuar edhe vetë Luizi. Duket se kjo dëshirë ka nisur të realizohet.
Në këngën “My All”, një bashkëpunim i sukseshshëm që në minutat e para, midis Noizy-t dhe Elvana Gjatës, dëgjohet zëri i Luizit në minutën 2:20.
Kjo është dalluar menjëherë nga ndjekësit dhe duket se është konfirmuar në mënyrë indirekte nga vëtë reperi, I cili ka shpëndarë në story videon e Luizit, duke bashkëngjitur edhe linku-n e këngës.
Teksa ndodhej në shtëpinë e BBVA duke dëgjuar këngën e re të Noizyt me Yll Limanin nga albumi “Alpha”, Luizi tha:
“Me shumë gjasa Noizy do thotë se “E dua fort Luizin”. E para, unë nuk jam përzier kurrë në konfliktet që kishin këta me grupet e tjera. Po të bëj një këngë me Noizyn unë, çfarë mendoni ju? O Gels, ta bëjmë një këngë zemra? Ta hënksha zemrën! Dhe do bëhet klipi në makinë cabrio. Vetëm duke ecur!…. Kur të them unë ‘Noizyy’, ti do thuash ‘çapaçule’…”-tha Luizi.
Noizy e ka treguar shpeshherë mbështetjen e tij për Luizin.
Reperi ka publikuar një video të tij duke kërcyer me këngën “JM2” dhe shkruan krah saj: “O çapaçul, ta dish ti sa viral je bërë me këtë këngë (Jena Mbretër 2)! Fitore!
Fraksion.com