Life StyleTë fundit

Jo vetëm në film, Johnny Depp dhe Amber Heard së shpejti në një libër

Gjyqi i famshëm i aktorit Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, është kthyer tashmë në një film, por përveç filmit marrëdhënia e ashpër mes Johnny Depp dhe Amber Heard do ti kushtohet edhe një libër. Mediat e huaja raportojnë se libri nga gazetari Nick Wallis “Depp v Heard: The Unreal Story”, do të dalë më 17 maj dhe mbulon dy provat që u shpalosën pas ndarjes së çiftit në vitin 2016.

“Kjo është një përpjekje për të shkëputur provat nga gjykimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA dhe të bashkojë atë që ndodhi me të vërtetë. Kam përdorur dëshmi (shpesh kontradiktore), deklarata të dëshmitarëve, transkriptime, tekste, email, fotografi dhe dokumente të tjera nga të dyja gjyqet dhe jam përpjekur t’i parashtroj të gjitha në mënyrë që kushdo që lexon librin të mund të arrijë në përfundimin e tij, të informuar, rreth çfarë ndodhi,”-u shpreh Wallis.

Johnny dhe Amber u takuan në vitin 2009 në xhirimet e filmit të drejtuar nga Bruce Robinson “The Rum Diary”. Pas dy vitesh lidhje, ata u fejuan në 2014 dhe u martuan në ishullin privat të Depp në 2015. nHeard bëri kërkesë për divorc vetëm 15 muaj më vonë, dhe u finalizua në vitin 2016.

Gjyqi i dyshes për shpifje ishte një nga më të publikuarit dhe më të tërhequr vëmendjen në mbarë botën. Juria përfundimisht gjeti në favor të Depp për të tre pretendimet e tij, ndryshe nga Heard, e cila arriti të fitonte vetëm një nga tre pretendimet e saj. Më 1 korrik të vitit të kaluar, gjykata e Virxhinias vendosi në favor të Depp në padinë për shpifje që kishte ngritur ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke i siguruar atij një dëmshpërblim prej afërsisht 10 milionë dollarësh.

 

Fraksion.com