AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha angazhon ish-këshilltarin e presidentit Bush, Charlie Black të hetojë vendimin e Uashingtonit për ‘non-grata-n’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka angazhuar lobistin Charles Black për t’i shkuar deri në fund hetimit për shpalljen e tij non-grata nga SHBA.

Në një artikull të publikuar nga Politico sqarohet se Charlie Black një ish-këshilltar për fushatat presidenciale të Ronald Reagna, George HW Bush, George W. Bush dhe John McCain, do të merret me këtë çështje.

Kontrata e Berishës me kompaninë “PRIME Policy Group” është publikuar dhe zyrtarisht, ajo çfarë vërehet është fakti se kompania amerikane “PRIME Policy Group” (PPG), do ndjekë këtë proces pa përfshirë asnjë pagesë apo detyrim direkt ose indirekt.

“Berisha ka regjistruar Charlie Black të Prime Policy Group, një ish-këshilltar në fushatat presidenciale të Ronald Reagan, George H.W. Bush, George W. Bush dhe John McCain, për të përfaqësuar Berishën në Uashington”, thuhet në artikull.

 

foto galeri

 

foto galeri

Më tej artikulli vijon: Kjo për shkak se ish-kryeministri Berisha i mohon akuzat për korrupsion. Në deklaratat e tij ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndërhyrë tek ish-agjenti i FBI-së McGonigal për të hapur një hetim për një amerikan për PD.

Kauza e Berishës ka zgjuar më parë interesin e republikanëve, ndaj dhe Black ka bërë me dije se ka në plan të bëjë presion ndaj anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit për të hetuar nëse ka ndonjë lidhje midis marrëdhënieve të McGonigal në Shqipëri dhe administratës së Bidenit.

Në komunikim e tij, Black ka thënë se vendimi non-grata për Berishën ishte një vendin i gabuar.

“Ishte vendim “i gabuar” për të sanksionuar Berishën dhe familjen e tij. Kongresi merr raporte të rregullta nga Departamenti i Shtetit për arsyet e shpalljes së një personi “non grata”, ka thënë ai.

Ndërkohë në dokumentin e publikuar theksohet se marrëveshja për lobin është në periudhën 10 prill -9 tetor 2023.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij.

Lajmi në atë kohë u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Po i njëjti vendim u ndoq gati një vit më pas nga ana e Britanisë së Madhe.

 

Fraksion.com