AktualitetTë fundit

Vrasja e Nikulajt, anglezi nuk u regjistrua me emër në hotel, u identifikua nga tërheqja e parave në bankë!

Harry Simpson njëri prej shtetasve anglez që tashmë është shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, ishte personi i parë që u dyshua të kishte lidhje me këtë krim. Ky person ka hyrë në Shqipëri me 5 ditë para ngjarjes me 14-prill dhe ka qëndruar në zonën turistike të Shëngjinit duke mbajtur nën vëzhgim viktimën.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton të jetë marrë në aeroportin e Rinasit nga shtetasi Edmond Haxhia, i cili sipas policisë rezulton të jetë porositësi, financuese dhe organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Haxhia e ka sjellë anglezin deri në qendër të Shëngjinit dhe aty ka marrë një taksi që e ka çuar deri tek hoteli.

Gjatë akomodimit në hotel ai është treguar i kujdesshëm, duke mbajtur kapele dhe duke mos u regjistruar me emër në recepsion me pretendimin se kishte harruar mjetin e identifikimit në mjetin e mikut të tij shqiptar që e kishte marrë në aeroportin e Rinasit, ndërsa ishte paraqitur si turist duke bërë dhe plazh. Në momentin e ngjarjes ai ka qene brenda lokalit të viktimës dhe menjëherë ka shkuar tek hoteli ku ishte akomoduar duke treguar atë çfarë kishte ndodhur dhe pas konsumimit të një birre ka marrë rrobat dhe është larguar me një taxi drejt aeroportit të Rinasit nga ku udhëtuar më pas drejt Londrës.

Shtetasi anglez Harry Simpson për të cilin u krijuan që në fillim dyshime si i përfshirë në ngjarje në rolin e informatorit, u arrit të identifikohet nga pagesa që kishte bërë në hotel përmes tërheqjes së parave nga banka, ndërsa të njëjtën mënyre ka vepruar dhe në dy hotele të tjera që ka qëndruar duke mos u regjistruar.

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19-prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin u arrit të zbardhet në harkun kohor të 1 jave dhe për këtë ngjarjes janë shpallur në kërkim 1 shtetas portugez në rolin e ekzekutorit, 1 shqiptaro-britanik në rolin e organizatorit dhe financuesi dhe 4 anglez përfshire dhe një femër si bashkëpunetor në këtë krim që dyshohet të ketë ndodhur për gjakmarrjes.

Të shpallur në kërkim nga policia:

Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)

Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)

Harry Simson, shtetas britanik

Harriet Bridgeman, shtetase britanike

Thomas Mithan, shtetas britanik

Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)

4 britanikët Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, portugezi Ruben Saravia dhe Edmond Haxhia akuzohen për “Vrasje për Gjakmarrje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Fraksion.com