AktualitetPolitikëTë fundit

Rama publikon spotin tjetër: Berisha-Meta na ftojnë të kthehemi në kohën në kohën e pisllëkut, krimeve shtetërore, borxheve

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër spot për fushatën elektorale. Ashtu si dhe fjalimet e tij dhe banaret e vendosura nëpër rrugë, kjo fushatë e Ramës është përqëndruar të ish-kryeminsitri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe jo te kandidatët e opozitës për bashkitë e vendit.

Në spotin e publikuar ditën e sotme, Rama tregon përmes videos arsyet se pse qytetarët nuk duhet të kthehen mbrapa, ashtu si e konsideron ai votën për dyshen Berisha-Meta.

“A keni parë zogj të fluturojnë mbrapsht? Po akrepa që e masin orën mbrapsht? Si do të ishte transporti nëse makinat do të ecnin mbrapsht? Ti vetë, a do të ecje në këmbë mbrapsht? Eh, se Sali Berisha dhe Ilir Meta na ftojnë të kthehemi në kohën e tyre!

Në kohën e pisllëkut të kudondodhur, krimeve shtetërore, borxheve, Shqipërisë me imazhin përtokë në sy të botës! Shqipëria sot po bëhet më e fortë hap pas hapi, pagat po rriten si asnjëherë, ekonomia po rritet, bashkitë po zhvillohen. Vetëm përpara, kurrë më mbrapa”,është teksti që përmban spoti i Ramës.

 

Fraksion.com