AktualitetTë fundit

Pistoleta ‘TT’ që vrau Nikulajn është hedhur në lumë, zhytësit e RENEAS prej dy ditësh në kërkim

Arma e krimit tip “TT” e përdorur në vrasjen e Ardian Nikulajt, është hedhur në lumin Drin.

Kërkimet për gjetjen e armës,  kanë nisur që prej ditës së djeshme nga zhytësit e RENEA-s, por deri më tani nuk ka rezultat.

Kërkimet vazhdojnë dhe ditën e sotme.

Kujtojmë se ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19-prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin u arrit të zbardhet në harkun kohor të 1 jave dhe për këtë ngjarjes janë shpallur në kërkim 1 shtetas portugez në rolin e ekzekutorit, 1 shqiptaro-britanik në rolin e organizatorit dhe financuesi dhe 4 anglez përfshire dhe një femër si bashkëpunetor në këtë krim që dyshohet të ketë ndodhur për gjakmarrjes.

Të shpallur në kërkim nga policia janë:  Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit), Ruben Saraiva (ekzekutori portugez), Harry Simson, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike, Thomas Mithan, shtetas britanik dhe Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)

4 britanikët Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, portugezi Ruben Saravia dhe Edmond Haxhia akuzohen për “Vrasje për Gjakmarrje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com