AktualitetTë fundit

I nxorën videon si vrasësi i Nikulajt, reagon në Tik-Tok portugezi: Nuk jam unë ai që nxirrni në lajme! Ndihem keq që po përdorni foto të mia

Një portugez është i dyshuari kryesor si ekzekutues i vrasjes së biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj në Shëngjin. Ruben Saraiva dyshohet si vrasësi i 50-vjeçarit, ndërsa policia ka krijuar edhe një identikit të tij.Referuar emrit, pasionit për motorat (mjet me të cilin u largua vrasësi i Nikulajt), por edhe ngjashmërisë fizike, nga një kërkim në rrjetet sociale, mediat publikuan foto dhe video të Ruben Saraivës.

Pikërisht ky shtetas ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale ku thotë se mediat shqiptare po i përdorin fotot e tij dhe se ai nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur në Shëngjin.

“Ky është Fake News, nuk kam të bej fare me këtë ndodhi që thuhet në Shqipëri! lajme false! Ndihem keq që përdorin foton time mediat shqiptare.”, shkruan ai në videot e publikuara në rrjetin social Tik-Tok.

Portugezi ne biznesin e tij të Sallamit

 

Fraksion.com