E përmendi gjatë spektaklit, Arbër Zeka i përgjigjet Luizit
Gjatë spektaklit të së martës, Luizi përmendi fituesin e “Big Brother 5” teksa fliste për raportin e tij me Efin.
“Në ‘Big Brother 5’ ka qenë një banor, Liami. Më pas ka një hyrë një banor, Arbër Zeka, nga Kosova. Liami e ka pasur të gjithë shtëpinë nën kontroll, të gjithë e donin, të gjithë e shihnin si fitues të padiskutueshëm. Na erdhi Arbëri, u fut nën sqetullat e Liamit, bënte gjithçka që i thoshte Liami. Liami e mësoi të luante, e mësoi të hante, e mësoi të vishej, e mësoi të sillej, e mësoi t’i bënte të gjitha dhe doli në finale. Arbër Zeka dhe Liami, kokë më kokë. Fitoi Arbëri dhe Liami tha: ‘Erdhi puna të mundë nxënësi mësuesin’. Por kjo gjë nuk do të ndodhë te ky ‘Big Brother’.”- tha ai.
Pas kësaj deklarate Arbër Zeka ka reaguar. Në postimin e parë, ai ka thënë: “Faleminderit, kampion”. Më tej (ndoshta kur kuptoi se Luizi nuk po e lavdëronte) u shpreh: “Luiz, dy këshilla: E para, nëse nxënësi nuk del më i mirë së mësuesi, ka dështuar mësuesi. Luiz, këshilla e dytë: ‘Big Brother’ më ka mësuar që të mos ndryshoj dhe të arrij qëllimin që i kam vënë vetes. Kjo këshillë të ka shërbyer shumë mesa duket që e ke marrë nga unë.”
Në një postim të tretë, Arbëri shtoi: “Kujdes nga nxënësja! Se kur s’e pret, kërcet.”
Fraksion.com