Vrasja e biznesmenit në Lezhë, Manja: Letër porositë do i procedojmë menjëherë dhe do komunikojmë me homologet
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli sot në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, duke thënë se, sapo të mbërrijë kërkesa e letër porosive për 6 autorët e dyshuar, do të nisë puna me homologët e vendeve të tjera.
Duke iu përgjigjur interesit të medieve, në lidhje me autorët e dyshuar për vrasjen, Manja tha se, vazhdojmë punë për ekstradimin e tyre dhe vënien para drejtësisë.
“Unë nuk di se ka raste të refuzimit të ekstradimit. Në të gjitha rastet që ka pasur kërkesa ne i kemi realizuar. Lidhur me ngjarjen e Lezhës jemi ne bashkëpunim te ngushtë me prokurorinë ne momentin e parë qe do të vijnë letër porositë do i procedojmë menjëherë dhe do komunikojmë me homologet e huaj për shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar”, tha Manja.
Po ashtu, Manja përgëzoi Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes në Lezhë.
“Përgëzoj Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë, që në kohë rekord arritën që të zbardhnin një ngjarje kaq të shëmtuar”, tha Manja.
Fraksion.com